Hahn nuk i thotë po takimit me Listën Serbe, Simiq këmbngul në takimin me të - Bota Sot
Hahn nuk i thotë po takimit me Listën Serbe, Simiq këmbngul në takimin me të

Lajme

Hahn nuk i thotë po takimit me Listën Serbe, Simiq këmbngul në takimin me të

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:14
Igor Simiq

Nënkryetari Listës Serbe, Igor Simiq, ka deklaruar se me çdo kusht do të mundohen ta takojne komisionerin evropian Johannes Hahn.

Simiq, i cili po qëndron në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës bashkë me deputetët e Listes Serbe që nga dje, ka shprehur dyshimet se Hahn do e pranojë takimin me ta.

“Po e kuptojmë që Hahn nuk po i thotë ‘po’ takimit me ne në Kuvend. Kur mund të vijë vetëm dy kate më poshtë tek Thaçi e Veseli, pse nukl vjen edhe tek ne?”.

“Ne gjithsesi do të mundohemi ta takojmë, qoftë edhe për pesë minuta”.

Deputetët e Listës Serbe kanë kaluar natën të ngujuar në hapësirën e grupit të tyre parlamentar në Kuvendin e Kosovës, në shenjë proteste për taksën 100% për mallrat serbe.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...