Ankesat e Vuçiqit për taksën dhe Ushtrinë e Kosovës mbërrijnë deri në Kinë

Lajme

Ankesat e Vuçiqit për taksën dhe Ushtrinë e Kosovës mbërrijnë deri në Kinë

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 10:58
Aleksandar Vuçiq dhe Li Manchang

Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang ta njoftojë Qeverinë e Kinës për situatën në Kosovë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka kërkuar nga ambasadori i Kinës në Beograd, Li Manchang ta njoftojë Qeverinë e Kinës për situatën në Kosovë.

Vuçiq ka njoftuar ambasadorin për sipas tij rrezikun e formimit të ushtrisë së Kosovës më 14 dhjetor.

Dhe, ai kërkoi prej tij që si mik i Serbisë të njoftojë rregullisht krerët e shtetit kinez për situatën në Kosovë, ka bërë të ditur kabineti i Vuçiqit.

“Është shumë e qartë se paralajmërimi për formimin e ushtrisë së Kosovës dhe insistimi për taksën prej 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia, kanë synim dëbimin e serbëve nga Kosova, sepse ua pamundësojnë jetesën”, deklaroi Vuçiq.

Ai ka paralajmëruar se sjellja e papërgjegjshme e Prishtinës mund të sjellë një katastrofë sepse Srbia nuk mund të qëndrojë e qetë karshi përuljes së popullit të saj.

Dhe, ai ka kërkuar që Kina ta shfrytëzojë ndikimin e saj dhe t’i ndihmojë në sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Ambasadori Li ka thënë se Kina e kupton ngjarjen në Kosovë dhe se politika e Serbisë dhe presidentit Vuçiq u pengon  faktorëve të caktuar në politikën ndërkombëtare, thuhet më tutje në njoftim.

“Për Kinën, Kosova është pjesë e Serbisë dhe kërkojmë respektimin e integritetit dhe sovranitetit territorial të saj”, u shpreh Li Manchang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat