Taksa 100 për qind, Serbia dhe Bosnja i ankohen BE-së

Lajme

Taksa 100 për qind, Serbia dhe Bosnja i ankohen BE-së

Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Ministri i Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë Rasim Lajiq dhe nënkryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministri i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënieve Ekonomike të BeH Mirko Sharoviq diskutuan sot për situatën pasi Kosova ngriti taksën 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe BeH, dhe konkluduan se tregtia e Serbisë dhe BeH me Prishtinën praktikisht është pamundësuar.

Lajiq dhe Sharoviq ranë dakord të dërgojnë një letër të përbashkët për shtetet anëtare të BE, duke vlerësuar se ky është shans i fundit që BE-ja të kërkojë nga Prishtina zyrtare urgjentisht heqjen e masave, në të kundërtën do të kërkojnë suspendimin e Këshillit Stabilizim-Asociimit  ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Ndryshe, Kosova kohë më parë ka ngritur taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës (BeH), pasi malli i Kosovës ka pasur vështirësi të hyjë në Serbi.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka këmbëngulur se kjo masë do të mbetet në fuqi derisa Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat