Vjen edhe një reagim kundër Milaim Zekës: Përmenden paratë dhe vizat

Lajme

Vjen edhe një reagim kundër Milaim Zekës: Përmenden paratë dhe vizat

Nga: N.Sh Më: 4 dhjetor 2018 Në ora: 22:47
Milaim Zeka

Shkodran Hoti nga PSD-ja ka bërë një reagim për deputetin e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, pasi ky i fundit ka thënë se Bashkimi Evropian nuk i ka liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës, pasi jem myslimanë.

Hoti thotë se, shumë keq që BE-ja nuk e ka marrë modelin e Zekës me shpërnda viza pavarësisht religjionit.

“Milaim Zeka tha se BE nuk na i ka liberalizuar vizat pse jemi myslimanë. Sa keq që nuk e kanë marrë modelin e tij, me shpërnda viza pavarësisht religjionit. Apo përkthyer në terma praktik: tak paret, tak vizat”, shkruan Hoti në facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat