Taksa, Bërnabiq thotë se Rama bëri deklarata të pavërteta

Lajme

Taksa, Bërnabiq thotë se Rama bëri deklarata të pavërteta

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 11:54
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq tha sot se kryeministri shqiptar Edi Rama bëri deklarata të pavërteta kur tha se Serbia kishte shkelur marrëveshjen e CEFTA-s dhe se Prishtina ishte ankuar për këtë.

Sipas shefes së ekzkutivit serb, kjo ishte një shtysë politike me qëllim që Serbia të fajësohet për të gjitha vendimet e paarsyeshme të Prishtinës.

Bërnabiq tha se besonte në mënyrë naive në kolegun shqiptar Edi Rama se do t`i bënte thirrje Kosovës  “për të arsyetuar dhe për t’u pajtuar me kohën në të cilën jetojmë, me shekullin 21”, sepse siç tha ajo “Prishtina po bën politikë të shekullit të 19”.

Ajo ka ftuar autoritetet e Kosovës për të shpjeguar arsyet e vërteta pse ata vendosën taksën mbi produktet serbe, sepse sipas saj “deri tani kanë bërë më shumë justifikime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat