Ushtria e Kosovës, Brnabiq kërcënon me përdorim të ushtrisë të Serbisë

Lajme

Ushtria e Kosovës, Brnabiq kërcënon me përdorim të ushtrisë të Serbisë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 12:40
Ana Brnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, deklaroi sot me rastin e shpalljes së formimit të Ushtrisë së Kosovës se shpreson që Serbia nuk do të përdorë ushtrinë e saj dhe shtoi se kjo është një nga opsionet e saj.

"Unë shpresoj se kurrë nuk do të duhet të përdorim ushtrinë tonë, por për momentin është një nga opsionet në tryezë, sepse nuk mund të shikojmë spastrime të reja etnike dhe stuhi të reja, megjithëse Edi Rama u bën thirrje atyre", tha Brnabiq për gazetarët në Qeverinë e Serbisë.

Ajo tha se të gjithë krerët evropianë do të pyesin se çfarë do të bënin nëse do të ishin në vendin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat