Vuçiq: Serbia është në situatë të vështirë, por s’më pëlqen fjala luftë

Lajme

Vuçiq: Serbia është në situatë të vështirë, por s’më pëlqen fjala luftë

Më: 6 dhjetor 2018 Në ora: 12:55
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq

(E plotësuar) - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se të gjitha veprimet e deritashme të Prishtinës kanë qenë joracionale dhe kur keni një kundërshtar të tillë, kjo krijon problem.

Por, ai ka shfaqur bindjen e tij se Serbia do ta japë maksimumin nga vetja për të siguruar paqen dhe se nuk do të ketë më luftë.

“Nuk dua ta përdori atë fjalë, e as që mendoj se është e mirë, më duket sikur njerëzit nga Prishtina nuk janë të vetëdijshëm për katastrofën që mund të shkaktojnë dhe i lus që ta kuptojnë”, deklaroi Vuçiq në emisionin e mëngjesit në televizionin “Pink”, transmeton Lajmi.net.

“Ne jemi në një situatë ku luajmë shah kundër dikujt që ka ndihmën e 10 figurave”, shtoi ai

Vuçiq ka theksuar se Serbia ka një kundërshtar që bën veprime të paparashikueshme e që deri më tani kanë qenë joracionale. “Ta ruajmë paqen, jam i sigurt se nuk do të ketë luftë, por nuk do të lejojmë të luajnë me popullin tonë”, theksoi Vuçiq.

Ai u shpreh se mesazhi i NATO-s nga Jens Stoltenberg ishte i mirë dhe se shumë janë duke u munduar ta paralajmërojnë Prishtinën.

“Me rëndësi është që bashkësia ndërkombëtare e kupton se sa e rëndësishme është paqja dhe stabiliteti, e ata që e kundërshtojnë marrëveshjen nuk ia duan të mirën Serbisë”, u shpreh Vuçiq.

***

Kryetari i Serbisë Aleksandar sot ka folur me tone “zbutëse” rreth zhvillimeve të fundit në Kosovë, ngritjes së taksës 100 % për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe paralajmërimeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës, të cilat në nga Beograd zyrtar po quhen ngritje tensionesh.Ai duke folur për tv pink ka thënë se është iu bindur se në Kosovë nuk do të ketë luftë.

"Nuk dua ta përdor këtë fjalë (luftë), Ndërsa më duket se në Kosovë nuk po kuptohet dimensioni i katastrofës që mund të nxitet. I lus njerëzit atje t’i thërrasin mendjes. Jemi në situatën jo vetëm të  luajmë shah me ata që kanë ndihmën e 10 pëshpëritësve, ashtu siç i kanë ata nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca. Dhe ne duhet të mendojmë jo vetëm se çfarë kush ka ndër mend , por a do të ngrehet dikush që ta godasë me tabelë (të shahut) veten dhe të tjerët. Kur e keni një kundërshtar të tillë të paparashikueshëm, ky gjithsesi që është problem", ka thënë Vuçiq duke folur rreth paralajmërimeve për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Sipas tij, Serbia është në situatë shumë të vështirë në të cilën nuk mund të parashihen hapat, porse ajo do ta ruajë paqen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat