Jeremiq: Vuçiq është duke krijuar gjendje lufte për ta njohur Kosovën

Lajme

Jeremiq: Vuçiq është duke krijuar gjendje lufte për ta njohur Kosovën

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 10:50
Vuk Jeremiq, Aleksandar Vuçiq

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq ka vazhduar me akuza të fuqishme ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq së bashku me “partnerët” nga Prishtina, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçin është duke krijuar atmosferë luftë në mënyrë që të ketë arsyetim për të nënshkruar marrëveshje me të cilën do të mundësohej anëtarësimi i Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Në një përgjigje me shkrim të publikuar nga mediat serbe, Jeremiq ka thënë se Vuçiq dhe Thaçi janë takuar më 4 nëntor në Romë dhe se vetëm disa ditë pas kësaj, Prishtina vendosi për rritje të taksës nga 10 në 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Nëse Serbia dhe Kosova ndahen në mënyrë siç dëshirojnë Vuçiq dhe Thaçi, atëherë nuk ka më pengesa që Kosova të bëhet anëtare e OKB-së. Nëse bëhet anëtare, atëherë nuk ka më mekanizma ndërkombëtare që mund ta parandalojnë përcaktimin e kufijve në Ballkan, nga krijimi i Shqipërisë së Madhe e tutje”, u shpreh ai.

Jeremiq ka thënë se është shëndrruar në cakun kryesor të Qeverisë serbe sepse vazhdimisht ofron informacione për “veprimet e Vuçiqit dhe bashkëpuntorëve të tij”.

Ai u shpreh se e gjithë përgjegjësia për rritje të dhunës i takon qeverise që kanë krijuar atmosferë të tillë në të cilën qytetarët mund të mendojnë se “bëjnë vepër të mirë nëse i bëjnë diçka dikujt nga opozita”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat