Daçiq: Ky është shteti i ri që ka tërhequr njohjen e Kosovës

Lajme

Daçiq: Ky është shteti i ri që ka tërhequr njohjen e Kosovës

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 11:39
Ivica Daçiq

Ivica Daçiq ka thënë se Madagaskari ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Madagaskari ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

Republika e Madagaskarit ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës.

“Kemi marrë njoftimin nga Ministria e Punëve të Jashtme e Madagaskarit në të cilën thuhet se më 5 dhjetor, Republika e Madagaskarit ka marrë vendim për tërheqjen e njohjes së Kosovës”, deklaroi Daçiq për “Tanjug”.

Ai ka shtuar se Madagaskari është shteti i 12-të që e ka tërhequr njohjen e shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat