“Azerbajxhani i vendosur të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”

Lajme

“Azerbajxhani i vendosur të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”

Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:25
Azerbajxhan

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka biseduar sot me ministrin për Zhvillim Ekonomik të Azerbajxhanit Shahin Mustafajev.

Sipas asaj që njoftojnë medie të Beogradit, zyrtari azer ka thënë se “vendi i tij mbetet fuqimisht prapa qëndrimit “që të mos e njohë pavarësinë e Kosovës”.

Vuçiq, siç përcjell ”blici” serb , e ka falënderuar atë për përkrahjen e vazhdueshme që Azerbajxhani ia dhënë “integritetit territorial dhe sovranitetit të Serbisë”.

Kjo përkrahje, ka thënë Vuqiq, shprehet sidomos në organizata ndërkombëtare në të cilat kundërshtohet anëtarësimi i Kosovës.

Rast të fundit kryetari serb e ka përmendur votimin e Azerbajxhanit kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat