E vërteta për tërheqjen e njohjes nga Madagaskari

Lajme

E vërteta për tërheqjen e njohjes nga Madagaskari

Nga: N.Sh Më: 7 dhjetor 2018 Në ora: 13:54
Flamuri i Kosovës dhe Madagaskarit

Sot u raportua në media se Madagaskari e ka tërheq njohjën e Kosovës.

Për këtë reagoi edhe Ministria e Punëve të Jashtme, e cila tha se nuk është e vërtetë.

Se lajmi nuk ishte i vërtetë thotë edhe njohësi i çështjeve juridike dhe politike në Kosovë, Blerim Burjani.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, thotë se, kjo është një luftë speciale e Serbisë, pasi Madagaskari nuk e ka tërheq njohjen për Kosovën.

Ai thotë se, asnjë lajm nuk është zyrtar se ky shtet e ka tërheq njohjën, pasi edhe në websajtin e këtij shteti nuk fuguron diçka e tillë.

Më poshtë reagimi i Blerim Burjanit:

Serbia e vazhdon luftën speciale dhe propagandistike kundër Kosovës, kësaj here thuhet Madagaskari e ka tërheqë njohjen, kjo është gënjeshtër, ky shtet e ka ne listë Kosovën.

Asnjë lajm zyrtar nuk ekziston nga ky shtet rreth Kosovës, asnjë shkronje e vetme zyrtarisht nuk është thënë nga ky shtet, po qe se e frekuentoni ëebistin e këtij shteti përkatësisht Ministrin e Punëve te Jashtme asnjë fjale te vetme nuk përmendet rreth Kosovës.

Serbia vazhdon traditën e rrenave kundër Kosovës, pa ndal përderisa është kohe e fundit qe Serbisë ti terheqet vrenjtje përfundimtare ose duhet marre masa kundër Serbisë institucionet e e BE dhe SHBA, Serbisë duhet te i behet e qarte se do te suspendohet nga organizatat ndërkombëtare nëse vazhdon luftën speciale dhe absurde ndaj shtetit te Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat