Serbia nën ethe nga paralajmërimet për masat e reja nga Kosova, kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Lajme

Serbia nën ethe nga paralajmërimet për masat e reja nga Kosova, kërkon ndihmë nga ndërkombëtarët

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 18:39
Aleksandar Vuçiq

Deklarata e kryeminstrit Haradinaj se Serbia mund të përballet me masa tjera përveq taksës 100 për qind për produktet nga ky shtet, ka shkaktuar reagime të shumta në Beograd.

Drejtori i të ashtuquajturës zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se çdo masë shtesë e institucioneve të Prishtinës, do të thotë qasje destruktive në raportet mes serbëve dhe shqiptarëve, transmeton lajmi.net.

“Serbia paralajmëron bashkësinë ndërkombëtare dhe bën thirrje për vëmendje ndaj politikës në Prishtinë. Ata nuk kanë kufinjë. Është e nevojshme që dikush nga komuniteti ndërkombëtar të bëj diçka para se të jetë shumë vonë”, ka thënë ai.

Sipas Gjuriq, as Prishtina e as BE-ja nuk po e kupton rrezikshmërinë e situatës dhe brishtësinë e raporteve mes dy vendeve.

I pyetur nga gazetarët se cila mund të jetë masa e re e ndërmarrë nga Prishtina, Gjuriq u përgjigj se “nuk na duhen masa tjera”.

Në ndërkohë, nga Qeveria e Kosovës janë shprehur të vendosur se taksa prej 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje nga Serbia e Bosnja nuk do të hiqet deri në një sjellje më konstruktive të Serbisë në politikën e jashtme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat