Gjuriq: Çfarëdo mase e re nga Kosova kundër Serbisë do ta shtynte situatën drejt kolapsit

Lajme

Gjuriq: Çfarëdo mase e re nga Kosova kundër Serbisë do ta shtynte situatën drejt kolapsit

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 19:06
Marko Gjuriq

Shefi i të ashtuquajturës ‘Zyra për Kosovën’ në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se çfarëdo mase e re që do të vendoset nga Kosova për Serbinë, do ta shtyjë situatën edhe më tej drejt kolapsit.

Këto deklarata Gjuriq i ka bërë pas një interviste të kryeministrit Haradinaj, i cili paralajmëroi masa të reja për Serbinë, përveç taksës 100 për qind.

“Serbia është e shqetësuar, dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të ketë vëmendje ndaj veprimeve të Prishtinës të cilat nuk kanë kufij”, ka thënë Gjuriq, shkruan media serbe.

Sipas tij duhet që të reagohet sa më shpejtë.

“Është e nevojshme të reagohet dhe që komuniteti ndërkombëtar të bëj diçka sa nuk është shumë vonë “, ka thënë ndër të tjera Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat