Gjendje alarmante në Beograd, aktivizohet ushtria serbe me tanke

Lajme

Gjendje alarmante në Beograd, aktivizohet ushtria serbe me tanke

Më: 8 dhjetor 2018 Në ora: 23:36
Foto nga protestat në Beograd

Rrugët e Beogradit sonte janë mbushur me mijëra protestues, të cilët siç thonë janë kundër dhunës politike në Beograd.

Deri protestuesit po bëjnë thirrje kundër qeverisë dhe presidentit të vendit, nga kazermat ushtarake kanë dal mjetet e blinduara ushtarake, duke përfshirë edhe tanket.

Image

 

Marshi protestues mban moton “Jo më këmisha të përgjakura”, në Beograd.

Image

Kjo protestë ka shkak pasi kryetari i Partisë së Majtë Serbe, Borko Stefanoviq u përgjak në një sulm në fund të nëntorit.

Opozita i bëri thirrje qytetarëve për protestë lidhur me mungesën e demokracisë në Serbi dhe shtypjen e zërave disidentë brenda dhe jashtë Parlamentit.

Protestuesit mbajnë një shenjë që thotë “Do të shkoni në burg, Ceca gjithashtu”. Ceca mbajti sot një koncert në veri të Kosovës.

Image

Mediat e Beogradit nuk kanë dhënë informata për protestën, ndërsa raportojnë se protesta ka të bëjë më opozitën, Aleancën e Serbisë dhe Shoqatën e familjeve të kidnapuar dhe të vrarë në Kosovë.

Po ashtu mediat serbe nuk kanë dhënë asnjë informacion as për lëvizjet e ushtrisë serbe, por në rrjetet sociale janë shpërnda foto dhe video të lëvizjeve të ushtrisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat