Bërnabiq: Serbët e Kosovës në prag të një katastrofe humanitare

Lajme

Bërnabiq: Serbët e Kosovës në prag të një katastrofe humanitare

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 10:56
Ana Bërnabiq

Masat e Prishtinës kanë çuar në prag të një katastrofe humanitare të serbëve që jetojnë në Kosovë, tha sot kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq.

“Një shembull i asaj që po ndodh në Kosovë na paralajmëron se sa të dëmshme mund të jenë pasojat e tregtisë dhe bllokadave të tjera. Taksat mbi produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina i çuan serbët në krahinën tonë jugore në prag të një katastrofe humanitare, por pasojat për shkak të rritjes së çmimeve të mallrave po i pësojnë edhe shqiptarët në Kosovë”, tha shefja e ekzekutivit serb në Konferenca e Tretë Ndërkombëtare të dialogut strategjik të Beogradit, raporton media serbe.

Autoritetet kosovare vendosën taksën  prej 100 përqind mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina më 21 nëntor dhe kanë paralajmëruar edhe masa të reja kundër Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat