Kapet një furgon me pije jo-alkoolike nga Serbia

Lajme

Kapet një furgon me pije jo-alkoolike nga Serbia

Më: 10 dhjetor 2018 Në ora: 14:49
Kapet një furgon me pije jo-alkoolike nga Serbia

Oficerët doganor kanë arritur të kapin një furgon të ngarkuar plotë me pije jo-alkoolike që dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Rreth orës 11:00 njësitet e Doganës kanë ndaluar një veturë për kontroll të detajuar e drejtuar nga një shtetas kosovar/shqiptar, gjatë kontrolli janë gjetur të ngarkuara sasi të madha të pijeve jo alkoolike si në vijim:

1.Coca cola 1072 litra

2.Fanta 160 litra

3.Shweppes 60 litra

Siç njofton dogana, malli nuk kishte asnjë dokumentacion dhe i njëjti është me origjinë nga Serbia pra dyshohet të jetë kontrabanduar, vetura dhe mallrat konfiskohen deri në përfundim e procedurës kundërvajtës.

Dogana fton të gjithë qytetarët që hasin këso mallra të lajmërojnë institucionet pasi përveç që janë të kontrabanduara nuk kanë të kaluar asnjë kontroll në aspektin e cilësisë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat