Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj Kryetarit të Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq

Lajme

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës ndaj Kryetarit të Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq

Më: 11 dhjetor 2018 Në ora: 09:52
Svetisllav Ivanoviq

Prokuroria Themelore e Gjilanit ka ngritur aktakuzë ndaj Kryetarit të Komunës së Novobërdës, Svetisllav Ivanoviq për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar.

“I pandehuri si person zyrtar, në cilësinë e Kryetarit të komunës së Novobërdës, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për personin tjetër juridik – Shoqatën e Gjuetarëve ‘’Kalaja’’, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare dhe ka shkelur të drejtat e personit tjetër juridik – Shoqatës së Gjuetarëve ‘’Ujku’’, në atë mënyrë që Shoqatës së Gjuetarëve ‘’Kalaja’’, i ka dhënë në shfrytëzim dhe menaxhim tërë territorin e komunës së Novobërdës dhe një zyre në objekt të kësaj komune, duke i shkaktuar komunës dëm material në vlerë të përgjithshme prej 12 mijë e 200 euro”, thuhet në njoftim, 

Me këto veprime Ivanoviq, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

“Prokurori i Shtetit, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta ndëshkojë me dënim meritor sipas Ligjit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat