Gjuriq bën thirrje për parandalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës

Lajme

Gjuriq bën thirrje për parandalimin e formimit të ushtrisë së Kosovës

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 09:42
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën, Marko Gjuriq u ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR-it, që të pengojë autoritetet e Kosovës në formimin e ushtrisë.

Ai në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve RIA Novosti ka deklaruar se Ushtria e Kosovës rrezikon paqen në Ballkan.

Më 14 dhjetor (e premte)  do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të hidhet në votim transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat