Kosova bëhet "Amerikë"

Lajme

Kosova bëhet "Amerikë"

Më: 12 dhjetor 2018 Në ora: 20:05
Sheshi Nnënë Tereza i dekoruar me flamuj amerikanë

Në Prishtinë sot janë vendosur flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Flamujt raportohet se janë vendosur në shenjë respekti për SHBA-të, të cilat po e përkrahin formimin e ushtrisë së Kosovës, që do të bëhet më 14 dhjetor.

Sheshet dhe rrugët e Komunës së Prishtinës, janë stolisur të gjitha me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Image

Flamujt e aleatit më të madh të Kosovës, sipas raportimeve janë vendosur me urdhër të Qeverisë së Kosovës, si shenjë falënderimi  për SHBA-të pas përkrahjes që ka dhënë me pajisje dhe qëndrim ndaj vendimit të themeilimit të Ushtrisë së Kosovës.

 

Qeveria e Kosovës si dhe Kuvendi i Kosovës, kanë paralajmëruar transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura më 14 dhjetor.

Flamujt e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë vendosur në çdo cep të Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat