I arrestuari E.J. nuk ka pasur qasje në informata top-sekrete të AKI-së

Lajme

I arrestuari E.J. nuk ka pasur qasje në informata top-sekrete të AKI-së

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 14:23
AKI

Prokuroria Themelore në Prishtinë sqaron për opinionin se personi tani më i arrestuar E.J. nuk ka pasur qasje në dokumente apo informata top-sekrete, të cilat janë pronë e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI).

Në një komunikatë për media thuhet se E. J. dyshohet se duke e përdorur një dokument – vendim të falsifikuar, i përpiluar më datë 19.02.2018, kinse i lëshuar nga Qeveria e Kosovës, me të cilin ka tentuar të abuzojë në forma të ndryshme dhe për qëllime të ndryshme, për të cilat tashmë kanë filluar hetimet nga Prokurorisë Themelore të Prishtinës.

Për këtë çështje Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve me datë 12.12.2018.

Prokuroria thekson se gjatë zhvillimit të hetimeve do të merren informacione dhe prova të cilat do të vërtetojnë se i njëjti e ka përdorur këtë vendim, apo vetëm ka tentuar ta përdorë dhe se të dyshuarit E.J. i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat