Ja kush e bëri kaq të bukur stemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Lajme

Ja kush e bëri kaq të bukur stemën e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Më: 13 dhjetor 2018 Në ora: 23:41
Stema e Ushtrisë

Forca e Sigurisë së Kosovës dhe njësitet e saj i kanë stemat ndër më të mirat në rajon dhe më gjerë.

Tërë brendimin e saj me logon ushtarake, përfshirë edhe stemat e tjera specifike për njësitet, Forcës së Sigurisë së Kosovës ia ka bërë kompania INIT, pronar i së cilës është Albian Gagica, bashkëshorti i aktores së njohur Yllka Gashi.

Stemat e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe njësiteve të saj përfshijnë detaje dhe simbole që japin një mesazh të fortë.

Image

 

Kurse, brenda stemës zyrtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës, dizajneri Albian Gagica ka arritur ta ruaj me shumë stil edhe njërin krah të shqiponjës, e cila është simbol edhe i flamurit kombëtar.

Projekti i dizajnit dhe miratimit të këtyre stemave ishte përfunduar nën mbikëqyrjen e autoriteteve të Kosovës dhe NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat