Daçiqi kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Daçiqi kërkon mbledhje të Këshillit të Sigurimit për Ushtrinë e Kosovës

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 15:00
Ivica Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se do të kërkojë mbajtjen e një seance urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të vendimit të Kosovës për transformimin e FSK-së në Ushtri.

“Serbia do të kërkojë sot një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për shkak të shkeljes më të madhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke miratuar vendimin e Prishtinës për të formuar të ashtuquajturën Ushtri të Kosovës”, tha ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.

“Ky është kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe sigurinë e popullit serb që jeton në Kosovë dhe Metohi”, tha Daçiqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat