Serbia e ka diskutuar sot mundësinë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë

Lajme

Serbia e ka diskutuar sot mundësinë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:17
Aleksandër Vuçiq

Agjencia e njohur e lajmeve Associated Press ka njoftuar se Serbia sot e ka diskutuar mundësinë për ndërhyrje ushtarake në Kosovë, pasi Kuvendi në Prishtinë ka miratuar formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Këtë ndryshim Beogradi e quajti “kërcënimi më i drejtpërdrejtë për paqen dhe stabilitetin në rajon”.

Deputetët serbë në Kuvend nuk morën pjesë gjatë votimit të amandamenteve që e transformuan Forcën e Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar se sonte në orën 20:00 do të dalë para publikut për ta adresuar situatën pas krijimit të Ushtrisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat