Ministri boshnjak flet si të ishte ministër i Serbisë: Ushtria e Kosovës rrezikon stabilitetin

Lajme

Ministri boshnjak flet si të ishte ministër i Serbisë: Ushtria e Kosovës rrezikon stabilitetin

Më: 14 dhjetor 2018 Në ora: 19:35
Igor Çarnadak

Ministri i Punëve të Jashtme të Bosnjes gjatë ditës së sotme është deklaruar rreth Ushtrisë së Kosovës.

Igor Çarnadak, ka thënë se Ushtria e Kosovës, të cilës ai i është referuar sikur Serbia, “e ashtuquajtur”, “është një nga rreziqet më të mëdha të paqes”.

Ai ka thënë se kjo Ushtri po rrezikon stabilitetin në rajon dhe është kërcënim për paqen në Ballkan, raporton Fena.

Sipas Çarnadak, Prishtina e ka marrë një vendim të tillë pasi nuk pati reagime nga komuniteti ndërkombëtarë dhe pas ‘vendimit të çmendur’ të taksës 100% për produktet e Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat