Rreth botës në një natë, babagjyshi tashmë bëhet zhytës

Lajme

Rreth botës në një natë, babagjyshi tashmë bëhet zhytës

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 06:46
Babagjyshi tashmë bëhet zhytës

I njohur për fluturimin e tij përreth gjithë botës në një natë të vetme, babagjyshi i vitit të ri, tani duket se ka fituar aftësi të veçanta edhe nën ujë.

Ai është zhytur në akuariumet e vendeve të ndryshme, në Maltë, Hungari, Kore, SHBA etj, ka notuar, madje edhe me sirena.

Babagjyshi, në akuarium, ka dhuruar spektakël për shikuesit dhe u ka dhënë dhurata e ushqime peshkaqenve dhe peshqve të tjerë, të paktën atyre që janë sjellë më mirë gjatë këtij viti që po lëmë pas.

Madje ka guxuar edhe të ndalet dhe t’i fërkojë barkun një peshkaqeni zebër, që me siguri do të ketë qenë shembullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat