Merret një vendim i ri për “Burdushin ” - Bota Sot
Merret një vendim i ri për “Burdushin ”

Lajme

Merret një vendim i ri për “Burdushin ”

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 13:26
Hysri Peqani -

Mjeku popullor, Hysri Peçani i njohur si ” Burdushi ”, gjendet nën masën e paraburgimit qe 30 ditë, nën dyshmin për 4 vepra penale, ushtrim i kundërligjshëmi veprimtarisë mjekësore, mashtrim, shamngie nga tatimi, dhe mbajtja në pronësi, kontroll dhe posedim të paautorizuar të armëve.

Ditën e premte të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit për periudhën 2 muaj, ashtu që kjo masë do të zgjatë deri më 16 shkurt 2019.

Prokuirori i çështjes, Fatos Ajvazi kishte parashtruar kërkesë për vazhdimin e paraburgimit, pasi që sipas tij prokuroria është në fazën fillestare të hetimit, dhe duke marrë aprasysh peshën e veprave penale, ekzisotn rreziku që me lënien në liri i njëjti rrezikon dënmtitmin e provave tjera, apo edhe ikjen nga drejtësia , andaj prokurori ka konsideruar se vazhdimi i paraburgimit është i arsyeshëm.

Gjyqtari i çëshjtes Luan Berisha ka marrë vendim, dhe i ka vazhduar masën e paraburgimit, pasi që sipas gjyqtarit të çështjes ende ekzistojnë arsyet ligjore për vazhdimin e paraburgimit.

Ditë më parë është raportuar se Prokuroria Themelore në Prizren ka sekuestruar rreth 2 milion e 600 mijë euro pasuri të Burdushit.

Ndërsa më herët kallxo ka raportur se Burdushi është dënuar me gjobë 5.000 Euro, dhe me 1 vit burgim, për një veprët penale të mashtrimit, të ndodhu në vititn 2015, gjithasthu të njëjti nga Gjykata Themelore Prizre, i është ndalaur edhe ushtrimi i profesionit për periudhën 3 vjeçare.

Ndërsa tashmë Burdushi gjendet në paraburgim i dyshuar për 4 vepra penale.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...