Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe thotë se u takua në Nish me e KFOR’it

Lajme

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe thotë se u takua në Nish me e KFOR’it

Më: 15 dhjetor 2018 Në ora: 18:50
Milan Mojsiloviq

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, ka konfirmuar takimin me komandantin e KFOR’it në Nish.

Duke folur në televizionin publik serb rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, Mojsiloviq, ka thënë se për shkak të zhvillimeve të fundit ai është zhvendosur në Nish, ku ka zhvilluar takim me komandantin e KFOR’it në Kosovë, Salvatore Guoci.

Shefi i Shtabit të ushtrisë serbe ka thënë se me komandantin e KFOR’it ka folur me koordinim dhe për bashkëpunim.

"Kjo është një nga arsyet pse kam pasur një takim me komandantin e KFOR-it në Nish, ku ne, si ushtarë, kemi koordinuar të gjitha detajet në lidhje me punën dhe aktivitetet në terren. Thelbi i të gjithë historisë është se ne kemi nevojë për komunikim dhe bashkëpunim dhe se ne thjesht bëjmë gjithçka në drejtim të sigurimit të paqes dhe sigurisë ", thekson Mojsiloviç.

Ndërkaq ai ka shtuar se ushtria e Serbisë është e gatshme t’iu përgjigjet rreziqeve, që sipas tij, mund t’i vinë.

“Ushtria e Serbisë është e gatshme për t’iu përgjigjur të gjitha sfidave dhe rreziqeve, por unë shpresoj se KFOR-i brenda mandatit dhe kapaciteti të tij do të sigurojë mbrojtjen e të gjithë qytetarëve në Kosovë, me theks të veçantë në komunitetin serb,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat