Serbia: NATO po bën ‘spektakël’, vet e ndihmoi krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Lajme

Serbia: NATO po bën ‘spektakël’, vet e ndihmoi krijimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 07:42
FSK-ja

Kosova krijoi forcën e saj të armatosur dje më 14 dhjetor 2018.Ishte përkrahja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë dhe Mbretërisë së Bashkuar se Kosova ka të drejtë të krijojë ushtrinë e saj.

Por, NATO ka kërkuar në vazhdimësi që Kosova duhet ta formojë ushtrinë me ndryshime kushtetuese, bile kur u caktua seanca për votimin e pakos së projektligjeve për ushtrinë, sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se Kosova do t’i bartë pasojat për këtë hap të ngutshëm.

“Ky hap vjen në një kohë të gabuar, është në kundërshtim me rekomandimet e shumë aleatëve të NATO-s dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin euroatlantik të Kosovës”, tha ai.

Ndërsa, dje kur Kosova veçse e zyrtarizojë ushtrinë, erdhi reagimi i NATO-s. Aty thuhej që ky vendim u bë pavarësisht shqetësimeve të NATO-s si dhe sipas tij, vendimi i sotëm nuk duhet të rrisë tensionet në rajon.

“Sot, institucionet në Kosovë kanë njoftuar miratimin e tre ligjeve që iniciojnë procesin e tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Më vjen keq që ky vendim është marrë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Ndërkohë që transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës është në parim një çështje që Kosova të vendosë, ne kemi bërë të qartë se ky veprim është i gabuar”, ka thënë Stoltenberg.

Megjithë këtë kundërshtim të NATO-s ndaj ushtrisë së Kosovës, Serbia po e quan ‘spektakël’.

Ishte presidenti serb Aleksandar Vuçiq që akuzoi SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar dhe Gjermaninë se ndihmuan Kosovën për të krijuar një ushtri të rregullt.

“Sot u bë e qartë se shqiptarët dhe sponsorët e tyre kurrë nuk donin kompromis, është e qartë se SHBA dhe Britania e Madhe ishin prapa të gjitha veprimeve të tyre dhe në lidhje me ushtrinë e Kosovës, Gjermania gjithashtu luajti rolin e saj”, tha Vuçiq.

Serbia tani thotë se NATO-s vetëm po bën spektakël me “kundërshtime”, pasi vet ndihmoj krijimin e ushtrisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat