Mësohen më shumë detaje për viktimat nga Maqedonia në aksidentin në Leskovik

Lajme

Mësohen më shumë detaje për viktimat nga Maqedonia në aksidentin në Leskovik

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 11:51
Tre të vdekur dhe 32 të lënduar në aksidentin e autobusit nga Maqedonia në Serbi

(E plotësuar) - Sot rreth orës 1:45 ndodhi një aksident në komunikacion, ku një autobus me targa të Maqedonisë ishte rrotulluar afër qytetit të Leskovikut në Serbi.

Sipas informacioneve të para nga ky aksident kanë vdekur një burrë dhe dy gra, ndërsa katër pasagjerë kanë marrë lëndime të rënda dhe janë në gjendje rreziku për jetë, ndërsa të njëjtit janë dërguar për mjekim në klinikën e qytetit të Nishit.

Shoferi dhe ndihmësi i tij nuk janë lënduar, por nuk mund të japin deklarata në media. Tre nga pasagjerët me lëndime të rënda janë në kujdesin intensiv në spitalin e kirurgjisë në spitalin e Leskovacit ndërsa një pasagjerë është në Ortopedi.

***

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot rreth orës 01:45 minuta në Serbi, në afërsi të Leskovcit, ku një autobus me targa të Maqedonisë i kompanisë “Euro Bus” ka dalë nga rruga për shkaqe ende të panjohura dhe për pasojë kanë humbur jetën 3 persona, ndërsa 32 të tjerë kanë ngelur të lënduar dhe janë shtruar në spital me lëndime të ndryshme.

Aksidenti rrugor ka ndodhur në autostradën Leskovc-Nish në drejtim të Nishit. Autobusi ishte nisur e kaluar nga Maqedonia.

Në spitalin e Leskovacit janë dërguar 28 persona që janë në gjendje më stabile, ndërsa në atë të Nishit janë dërguar 4 persona të cilët ndodhen në gjendje kritike.

Autobusi ishte nisur mbrëmë nga Prilepi dhe për destinacion final kishte kishte Vjenën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat