Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit me nga një muaj paraburgim kundër të pandehurve N.S., D.M. dhe M.R. për shkak të veprës penale vrasje dhe zbulim i fshehtësisë zyrtare.
Gjykata ka konstatuar se është përmbushur dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale në bazë të provave.
Ndryshe, të pandehurit N.S., M.R. dhe D.M. dyshohen se kanë marrë pjesë në vrasjen e O.I.
Palët kanë të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.