Ky është ministri i Kosovës, që mori mijëra euro pa qenë gjashtë muaj në punë!

Lajme

Ky është ministri i Kosovës, që mori mijëra euro pa qenë gjashtë muaj në punë!

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 08:36
Qeveria Haradinaj

Ka gjashtë muaj që ministri i Bujqësisë, Nenad Rikallo, që nuk është paraqitur në vendin e tij të punës.

Kështu thotë profesor Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, i cili shton se, edhe pse nuk ishte paraqitur Rikallo fare në punë, ai ka dëmtuar rëndë buxhetin e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, Rikallo ma marrë mbi 65 mijë euro.

Kurti shton se, Lista Serbe mbanë poste të larta në Qeverinë e Kosovës, dhe marrin rroga të majme.

Ja shkrimi i Faton Kurtit:

ANËTARËT E "LISTËS SERBE" - TË PËRGJIGJEN PARA LIGJIT PËR KEQPËRDORIM TË POSTEVE QEVERITARE DHE KEQPËRDORIM TË BUXHETIT!

Nenad Rikallo, Ministër i Bujqësisë së Kosovës,

6 muajt e fundit nuk është paraqitur fare në vendin e tij të punës, por në të njëjtën kohë ka marrë rroga të majme mujore, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës për më shumë se 65.000 euro.

Në të njëjtën kohë "Lista Serbe" mban poste të larta në Qeverinë e Kosovës dhe marrin rroga të majme!

Qeveria Haradinaj duhet të tregojë vendosmëri edhe në politikat e brendshme dhe të mos mendojë sërish vetëm për ruajtjen e karrigave të pushtetit. Kjo qeveri do të merrej më seriozisht nëse do ti përjashtojë anëtarët e "Listës Serbe" nga postet qeveritare dhe t'iu ndalojë pagat mujore, atyre që punojnë në disfavor të Republikës së Kosovës.

F.K.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat