Serbia ‘tradhton’ Ukrainën, kjo e fundit i gjunjëzohet duke kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

Lajme

Serbia ‘tradhton’ Ukrainën, kjo e fundit i gjunjëzohet duke kundërshtuar Ushtrinë e Kosovës

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:01
Autoblindat e ushtrisë së Kosovës

Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksander Aleksandroviq, thotë se Ukraina beson se "nuk është gjë e mirë", që Kuvendi i Kosovës ka miratuar legjislacionin mbi transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri.

“Ne themi se kjo nuk është e mirë, nuk e mbështesim formimin e ushtrisë së Kosovës, sepse ne nuk e njohim Kosovën si shtet të pavarur. Prandaj, Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB duhet të respektohet”, tha Aleksandroviq.

Ai shpjegoi se “pozicioni i Ukrainës për këtë çështje rrjedh nga pozita zyrtare e Ukrainës”.

“Dhe kjo është se ne nuk e njohim pavarësinë e njëanshme të Kosovës. Ne themi se Kosova është një pjesë sovrane e territorit të Serbisë”, tha Aleksandroviq për Tanjugun.

Gjatë ditës së djeshme, ai tha se Serbia përsëri votoi kundër Ukrainës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB, duke vë në dukje se në korrik, gjatë vizitës së Presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, në Beograd, ishte “arritur marrëveshje për të mos votuar kundër njëri-tjetrit”, ndërsa Serbia dje, thotë ai, ishte një nga 19 vendet që votuan kundër rezolutës, të përcaktuara në një propozim nga Ukraina, kundër militarizimit të Krimesë dhe Azovit dhe Detit të Zi.

Aleksandroviq tha se nuk e kupton pse Serbia ja bëri këtë, pasi siç ishin dakorduar Ukraina kishte votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL dhe duke mos e njohur pavarësinë e saj.

Ai gjithashtu tha se Kievi “nuk është i lumtur” që Serbia nuk është bërë pjesë e sanksioneve ndërkombëtare kundër Rusisë edhe pse, thotë se “e kupton” kjo është për shkak të qëllimit të madh të tregtisë serbe-ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat