Petkoviq: 30 ditë pas taksës, serbët po mbijetojnë në mënyrë të mrekullueshme

Lajme

Petkoviq: 30 ditë pas taksës, serbët po mbijetojnë në mënyrë të mrekullueshme

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 11:13
Petar Petkoviq

Zëvendësdrejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se sot janë bërë saktësisht 30 ditë qëkur Qeveria e Republikës së Kosovës ka vendosur taksën ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Megjithatë, sipas tij, populli serb në veri po ia del të mbijetojë mjaft mirë.

“Për 30 ditë të shkuara populli serb në Kosovë ka arritur të mbijetojë në një mënyrë të mrekullueshme. Pa asnjë incident të vetëm, duke treguar se nuk pajtohen me masat që janë vendosur nga Prishtina të cilat e kanë goditur jetën e tyre drejtpërdrejtë dhe kanë provokuar një katastrofë humanitare”, ka thënë Petkoviq, shkruan Tanjug.

Kundër kësaj takse serbët e veriut kanë organizuar protesta të shumta, ndërkohë edhe BE-ja ka bërë thirrje për largimin e vendimit. 

Por kryeministri Ramush Haradinaj mbetet i vendosur. Taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat