Ia ndaluan hyrjen në SHBA për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, ja çka thotë Radosavleviq

Lajme

Ia ndaluan hyrjen në SHBA për vrasjen e vëllezërve Bytyçi, ja çka thotë Radosavleviq

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 12:27
Goran Radosavleviq

Goran Radosavleviq – Guri, ish-komandanti i xhandarmerisë së Serbisë, i sanksionuar me ndalim të hyrjes në SHBA nga Departamenti i Shtetit për shkak të dyshimit për implikim në vrasjen e tre vëllezërve Bytyçi, deklaroi se “as që më intereson dhe as më godet vendimi”, e citojnë atë mediat e Beogradit.

“Kam dhënë deklarata para organeve hetuese, njëmijë herë kam folur për këtë, kështu që është nonsens të flas më për këtë”, është shprehur ai.

Radosavleviq është anëtar i Partisë Përparimtare Serbe (Srpska napredne stranke - SNS) të presidentit serb Aleksandar Vuçiq. Tash disa vite opinioni në Serbi flet për përgjegjësinë e tij për rastin e vrasjes së tre vëllezërve shqiptarë – Yll, Agron e Mehmet Bytyçit në korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello, afër Klladovës, në Serbinë Lindore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat