Bërnabiq: Lëvizjet e fundit të Kosovës kërcënojnë stabilitetin rajonal

Lajme

Bërnabiq: Lëvizjet e fundit të Kosovës kërcënojnë stabilitetin rajonal

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 14:14
Ana Bërnabiq

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq tha se në bisedimet me zyrtarët e lartë të BE është vlerësuar se lëvizjet e fundit të Prishtinës kërcënojnë stabilitetin rajonal.

Bërnabiq e cila po qëndron në Bruksel, theksoi se Serbia do të mbetet një partner i besueshëm i BE-së.

Shefja e ekzekutivit serb bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Bruksel atje janë takuar me presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk.

Temat e diskutuara nga zyrtarët më të lartë të BE-së  dhe Serbisë ishin rruga e BE-së për Serbinë dhe zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat