Skandali: Ramadan Muja dënohet me kusht, "hajnat e pulave" me burg!

Lajme

Skandali: Ramadan Muja dënohet me kusht, "hajnat e pulave" me burg!

Nga: N.Sh Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 16:37
Ramadan Muja

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, është dënuar me 1 vjet burgim unik me kusht, pasi është gjetur fajtor për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.

E ky dënim minimal, ka shkaktuar reagime të ashpra te shoqëria civile dhe analistët politik.

Pjesëtari i shoqërisë civile, Krenar Shala, thotë se, politikanët po marrin dënime inkurajuese për me vazhdu me keqpërdorë detyrën, ndërsa, sipas tij, hajnat e pulave dënohen më rreptë.

Shala përmes një shkrimi në facebook, pohon se, kjo nuk është mënyra se qysh duhet me iu qasë kërkesave të shteteve të Bashkimit Evropian se ne i kemi plotësuar kriteret për liberalizim.

Ai thekson se, disa shtete nuk po binden që Kosova po arrin me sukses me luftu korrupsionin dhe krimin e organizuar.

“Politikanët marrin dënime inkurajuese për me vazhdu me e keq-përdorë detyrën, ndërkohë hajnat e pulave dënohen rreptë.

Pa dyshim që kjo nuk është mënyra se qysh duhet me ju qasë kërkesave të disa shteteve t'BE-së sesi ne i kemi plotësu kriteret për liberalizim.

Disa shtete thjesht nuk po binden që Kosova po arrin suksesshëm me e luftu korrupsionin e krimin e organizum. Po dojnë me pa rezultate t'prekshme. Mos mendoni që BE-ja nuk po ja liberalizon vizat qytetarëve të Kosovës, pa arsye apo për inati.

Ndoshta na duhet me e falënderua BE-në që po insistojnë na me i luftu ma seriozisht këto vepra, se besomni që për t'mirën tonë është”, shkruan Shala ën facebook.

Ndryshe, Ramadan Muja është gjetur fajtor në dy pika të dispozitivit, e nga dy të tjera është liruar nga akuza.

Fajtor janë shpallur edhe të akuzuarit e tjerë, Minir Krasniqi, Avni Ademaj e Sadik Paqarizi, që të gjithë dënime me kusht.

Ademaj 5 muaj, Paqarizi 6 muaj dhe Krasniqi me 6 muaj me kusht.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk kanë qenë në sallë në shpalljen e vendimit të trupit gjykues, e gjithashtu ka munguar edhe prokurori i Prokurorisë Speciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat