Vuçiq tregon nëse ka pasur takim me Thaçin

Lajme

Vuçiq tregon nëse ka pasur takim me Thaçin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 17:09
Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot në Bruksel se atmosfera në drekën e punës me Përfaqësuesin e Lartë të BE Federica Mogerini ishte e hapur dhe se në takim ai konfirmoi qëndrimin e Serbisë që dialogu mund të vazhdojë sapo Kosova të tërheqë taksat.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit, ai tha se nuk ka pasur takim të veçantë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

"E pashë atë në drekë, por sot nuk kemi pasur këtë lloj dialogu. Një pikë referimi e rëndësishme ishte për të gjithë ne dhe të ardhmen evropiane dhe një vlerësim se çfarë do të ndodhë", tha Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat