Vuçiq: Nuk pajtohem me Trumpin

Lajme

Vuçiq: Nuk pajtohem me Trumpin

Më: 19 dhjetor 2018 Në ora: 18:11
Mogherini dhe Vuçiq

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka theksuar se Serbia është në situatë të vështirë kur bëhet fjalë për Kosovën.

“Jemi në situatë të vështirë e të vetmuar lidhuri me Kosovën sepse të gjitha vendet në rajone e kanë njohur pavarësinë e saj”, citon media serbe të ketë thënë Vuçiqi pas takimit me Mogherinin.

Duke e komentuar letrën e presidentit të SHBA-së Donald Trump, ai ka thënë se mendon se SHBA-ja është për kompromis, porse Beogradi e Prishtina nuk janë afër zgjidhjes.

“Letra e Trumpit më thotë se SHBA–ja është e interesuar që negociatat të përfundojnë me kompromis, se presidenti për herë të parë është haptas i përfshirë në proces, por nuk pajtohem e të se jemi në fazën finale, nuk jemi afër zgjidhjes”, ka thënë Vuçiq.

Ai në fund ka treguar se nuk ka pasur takim me kryetarin e Kosovës Hashim Thaçin.

“E kam parë në drekë, m’u afrua, por sot nuk kemi folur ndonjë gjë”, ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat