“Kalorësit e Dardanisë” me tema historike dhe mesazhe të shumta ...

Libra

“Kalorësit e Dardanisë” me tema historike dhe mesazhe të shumta ...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 13 janar 2019 Në ora: 10:07
Kryesia e promovimit të romanit të autorit Gani Mehmetaj  në amfiteatrin Bibliotekës Kombëtare në Pristine

Ky autori në shkrimtarin e tij, është qëllimore, porositës, praktik, tematik dhe veprues, por edhe kreativ e meditativ. Këtë e dëshmon edhe romani i cili u promovua në Bibliotekën Kombëtare në Prishtinë dhe nga ky moment lexuesit e kanë në duar. Vetëm dy vjetet e fundit ky krijues është paraqitur të lexuesit shqiptarë me katër romane. Ne si vlerësues duhet të përmendim së në të gjitha veprat e këtij shkrimtari, gazetari dhe publicisti është prezent një projeksion të cilin e quajmë “Ripërtëritje kombëtare”, jo vetëm si temë letrare, si ideologji, si strategji, por edhe si kasneci, ose zëri i shkretëtirës,  e cila paralajmëron “moçalishte” antishqiptare në një kontekst të letërsisë shqipe e cila ka nisur që nga rilindësit.

Në pranin e adhuruesve të fjalës së shkruar në Bibliotekën Kombëtare  në Prishtinë  u bë përurimin i romanit më të ri të shkrimtarit, publicistit dhe gazetarit Gani Mehmetaj me titull ”Kalorësit e Dardanisë”. Në këtë promovim studiuesi i letërsisë shqipe dr. Fehmi Cakolli duke folur për romanin kushtua Dardanisë- si projeksion kombëtar dhe shtetërore në mes tjerash tha:”Gani Mehmetaj, në shkrimtarin e tij, si autor është shumë qëllimor, porositës, praktik, tematik dhe veprues sesa spekulativ, kreativ, meditativ në artin e tij prozaik.

Duke e përcjellë për së afërmi veprën e Mehmetajt, sidomos prej librit “A di Zoti shqip” e këndej, vërej se në të gjitha tekstet e tij, është prezent projeksioni  “ripërtëritje e vetëdijes nacionale e shtetërore” jo vetëm si tema letrare, a si ideologji, a si strategji, a si lajtmotiv i tij por edhe si kasneci, ose zëri i shkretëtirës, që paralajmëron “moçalishtet” antishqiptare në vazhdimësi në një kontekst të letërsisë shqiptare që ka nisur nga rilindësit. Në vazhdën e këtij projeksioni omani me temë historike “Kalorësit e Dardanisë” zbulon një paralele komparative.

Për derisa gati të gjitha artefaktet janë marr nga të huajt prej tokave dardane e ilire, ata kanë zhveshur identitetin dhe rrënjët tona, por në anën tjetër në kohët post moderne po synohet mjaftueshëm që të merret e shuhet edhe shpirti e fryma dardane, si Kosovë, andaj autori përçon mesazhin se kjo luftë e shumëfishtë ka kontinuitet, dhe këtë Ganiu po e realizon përmes prozës të tij për qenien dhe qenësinë e substratit jetik të kombit tonë e quajtur Dardani. Narratori në këtë vepër është ushtari Daors Daidiani i cili është edhe përjetues i ngjarjeve nëpër disa kohë, pasi ai është i vetmi që do të shpëtojë nga treqind kalorësit për ta rrëfyer historinë dhe ngulitur kujtesën njësoj sikur ka ndodhur me luftëtarin spartan të Termopileve, kurse është autori i cili shpalos kronikat dhe ndërton kujtimet e gati të gjitha kohëve dardane sikur kjo histori për lexuesin e sotëm të jenë një andrallë.

Ky shkrimtar me veprat e tij, është prezent me projeksioni  “ripërtëritje të vetëdijes nacionale e shtetërore”

Në romanin “Kalorësit e Dardanisë” vetëm përmes evidentimit të emrave i gjejmë sheshazi tri shtresime narracionesh tematike. Shtresimi i parë është antropologjik duke na sjellë pesëdhjetë e dy emra personazhesh. Shtresimi i dytë është gjeografik duke na sjellë dyzet e një emra vendesh, kurse shtresimi i tretë është yjësia duke na i sjellë gjashtë emra perëndish të dardanëve janë pra në përgjithësi njëqind emra që përmenden në romanin me titullin “Kalorësit e Dardanisë”, dhe sigurisht se ky numër është i përsosur në kulturën shqiptare apo dardane. Dalloj që autori ka përmendur edhe dy numra tjerë të përsosur, tre dhe shtatë.                                                      Pra antropologjia, gjeografia si bërthama dhe si tipare në këtë roman shtrohen për primet civilizimit, kulturës, mitike e historike të ilirëve dardanë, me fokus treqind kalorësit. Megjithëse në vëmendjen e autorit janë këta ushtarë dardanë mua më bëri përshtypje menjëherë numri i tyre, andaj edhe desha ta shoh edhe tekstin fillimisht përmes numerologjisë si fakt, si ekzistencë, si rezistencë dhe si mit. Përpos tekstit biblik këtë vlerë simbolizmi e gjejmë edhe në Betejën e Termopileve në krye me legjendarin Leonida. Edhe Skënderbeu kur u kthye në Arbëri erdhi me treqind veta. Kështu historia dardanët, miti spartanët dhe biblizmi  në këtë pikë numerologjie bashkohen dhe na japin mesazhin: pak janë të zgjedhurit, pak janë luftëtarët, pak janë besnikët, pak janë të përgatiturit për misione të mëdha, janë të paktë ata që sakrifikojnë etj. Shikuar nga pikëpamja ndryshe treqind veta kompakt, të trajnuar, të besës e flijueses mund të bëjnë shumë për një vend a mbretëri. Treqind kalorësit dardanë janë tipikët e treqind spartanëve.

Koncepti i Dardanisë si është shtruar në roman përpos idesë gjeografike, antropologjike, hyjnore ajo zgjerohet edhe në dimensione tjera kulturore, mitike, politike, legjendare e civilizuese. Së këndejmi është shumë interesant se sa shpejt lëvizin kalorësit dardanë në një territor kaq të madh prej Dalmacisë e deri te Dardanelet dhe prej Danubit e deri në Selanik.                                                                      

 Miti këtu është shtjelluar disa herë dhe dalloj besimin dardan i sjellë nga autori “pa kokë nuk shkon në parajsë”. Sigurisht porosia është se Perëndia çmon kokën e jo barkun, edhe njerëzit sot duhet të njihen nga kryet secilin e jo nga muskujt, mos të tradhtosh, të jesh luftëtar i paepur, mos të dorëzohesh. Postulati tjetër autorial lidhur me këtë mit është “pa kokë s’i bëhet gjëma” dhe “pa kokë nuk je kalorës dardan”. Sigurisht kështu krijohet edhe epiteti për luftëtarët dardanë si bijë të shqipes, me dy koka, shqiptarë. Kjo tregon jo vetëm orientimin por edhe identitetin e dardanëve që duke pasur dy koka janë më shumë sesa njerëzor, pra si gjysmë-hyjnorë.                                                                               

“Kalorësit e Dardanisë” zbulojnë një paralele...

Mirëpo gjysmë hyjnorëve si identitet dhe si tragjedi me rastin e shembjes së rezistencës së tyre nga dyndjet dhe pushtimet sllavët këta e  heqin nga froni Hyjneshën dardane dhe e heqin zvarrë dhe e marrin. Interpretimi i kësaj është se armiqtë dardanëve jo vetëm se u kanë marrë territorin, u kanë vrarë njerëzit, e ata që kanë shpëtuar janë strehuar nëpër male por u kanë marrë zotat, u kanë marrë altarët, kishat, manastiret, e pastaj u kanë marrë edhe Krishtin në fund, dhe kështu autori do të japë mesazhin lexuesve se ne shqiptarët kemi mbet pa kokë e pa koka, dhe për më keq tani për rezistencë aktuale nuk i kemi jo vetëm treqind luftëtarë në këto kushte por ne po i degradojmë ish-luftëtarët. Një nga përshkrimet më të bukura, sipas  dr. Fehmi Cakollit, janë dialogët në mes luftëtarëve dardanë dhe murgjve ilirë në Kapodoki dhe në manastiret tek Dardanet. Autori këtu e bën rolin e ungjillorit duke i dhënë një dimension universal civilizimit ilir-dardan të cilin e gjen kudo jo vetëm në Ilir por edhe në Daki, Traki, Azi të Vogël jo vetëm si ushtarë, mjekë, inxhinierë, kronistë por tani edhe si murgj, priftërinj, liderë pa harruar këtu edhe martirët e përmendur Flori e Luari. Kështu autori ka zgjedhur mënyrën që civilizimit dardan t’i jap dimension shpirtëror me kontaktin e krishterimit të hershëm. E në anën tjetër përmes kronistit autori regjistron se para pushtimit serb secili fshat kishte nga një kishë që i rrafshojnë.  

Image   
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat