‘Si të jetoni jetën tuaj më të mirë çdo ditë’, aktorja e famshme sjell librin e ri me këshilla

Libra

‘Si të jetoni jetën tuaj më të mirë çdo ditë’, aktorja e famshme sjell librin e ri me këshilla

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 16:08
Jenna Dewan

Aktorja e famshme, Jenna Dewan, mesa duket nuk ka ndërmend të njihet vetëm si aktore dhe balerinë. Ajo ka vendosur të lërë menjanë linjën e veshjeve apo të buzëkuqëve dhe të fokusohet në shkrimin e një libri. Sipas ‘The Hollywood Reporter’, libri do dalë në treg në muajin tetor dhe është një libër i cili flet për këshilla rreth jetës. Titullohet ‘Gracefully You: How to live your best life every day’ dhe tregon për eksperiencat personale të aktores, se si lufton ajo me energjitë negative çdo ditë të jetës së saj. Të jemi të sinqertë, të gjithë kanë nevojë për një libër të tillë inspirues, pasi të gjithë kalojnë ditë të këqija. Në libër do të mund të gjeni këshilla për shëndetin psikologjik, mëmësinë, shoqërinë, meditimin apo këshilla në lidhje me lumturinë. Ishte vetë Jenna e cila dha lajmërimin në ‘Instagram’ nëpërmjet një fotoje kopertine. Edhe pse ende nuk është publikuar, libri ka marrë shumë reagime pozitive.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat