SH. B. “Drita” do të promovojë botimet e vitit 2018

Libra

SH. B. “Drita” do të promovojë botimet e vitit 2018

Më: 19 shkurt 2019 Në ora: 21:32
Ilustrim

Shtëpia Botuese “DRITA” për të katërtin vit me radhë, organizon promovimin e botimeve të saj të publikuara gjatë një viti.

Sivjet, promovimi për botimet e vitit 2018 do të mbahet këtë të enjte, më 21 shkurt 2019, ora 12:00, në Qendrën BogdaniPolis, që gjendet në ambientet e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë.

Këto janë botimet që do të promovohen:

Dodë Gjergji, Rrëfimi i një shtegtari – një javë në Kalkuta

 Prezanton: Imzot Zef Gashi, argjipeshkëv i Tivarit në pension

Alessandro Sera, Shqipëria dhe Selia e Shenjtë në kohën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut

  Prezanton: Prof. Dr. Gjon Berisha, historian i mesjetës

Don Anton Uka, Fuqia e përvujtërisë. Reflektim psiko-shpirtëror mbi Psalmet 20-39

 Prezanton: Don Marjan Sh. Uka

Don Agim Qerkini (ed.), Misioni Katolik Shqiptar në Luzern

Prezanton: Don Lush Gjergji

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat