Kosova, pjesë e panairit të librit në Leipzig

Libra

Kosova, pjesë e panairit të librit në Leipzig

Më: 22 mars 2019 Në ora: 13:51
Republika e Kosovës për herë të parë sivjet është duke prezantuar me stendë në panairin e librit në Leipzig.

Republika e Kosovës për herë të parë sivjet është duke prezantuar me stendë në panairin e librit në Leipzig.

Panairi në Leipzig njihet edhe si Panairi i Autorëve dhe Europës Lindore dhe Juglindore.

Edhe pse me përmasa më i vogël sesa në Frankfurt, ai është në fokus të jetës kulturore gjermane dhe evropianë çdo pranverë.

Me rreth 200 mijë vizitorë dhe 3000 botues nga Gjermania dhe vende të ndryshme të botës, sivjet Kosova është risia e këtij panairi.

Ministria e Kulturës e Republikës së Kosovës sivjet ka përkrahur Bibliotekën Kombëtare të Kosovës e cila në stendën e saj do të prezantojë botimet më të reja nga Republika e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat