Pishtar dhe misionar i arsimit tonë kombëtar

Libra

Pishtar dhe misionar i arsimit tonë kombëtar

Nga: Isak Ahmeti Më: 29 mars 2019 Në ora: 12:31
Libri

Kohë më parë ka dalë në dritë monografia: Tahir Z.Berisha një jetë në mision të dijes dhe të idealeve kombëtare, Shb "Faik Konica",2018(fq.727), e autorëve Hamza Halabaku & Mujë S.Berisha.

Ky libër ,të cilit i paraprin një fjalë mjaft përmbajtjesore e Akademik Mehmet Halimit(redaktor i librit ) si dhe një fjalë e ngjeshur e dy autorëve ,është strukturuar në 12 pjesë dhe në XXXV kapituj si vijon:

I.Vërbani-vendlindja e Tahir Z.Berishës,

II.Gjenealogjia familjare e Tahir Z.Berishës,

III.Një fëmijëri e lumtur dhe me përkëdheli,

IV.Lamtumirë, fëmijëri e lumtur ,

V.Rrugëtimi në përgatitjen për misionin e shenjtë ,

VI Mësuesi i popullit ,

VII.Transferimi në Prishtinë ,

VIII Kthimi në vendlindje dhe mposhtja e sëmundjes ,

IX.Kalimi me punë në Gjilan -sukseset dhe peripecitë e një mësimdhënësi të ri e perspektiv ,

X.Rikthimi në punë arsimore ,

XI.Përsëri në Prishtinë në detyra

administrative dhe arsimore ,

XII.Inspektor dhe kryeinsoekror i inspektoratit krahinor të arsimit-një kthim i serishëm, i merituar , në rrjedhat arsimore të Kosovës,

XIII.Takimet e veteranëve të arsimit të Kosovës-iniciativë e çmuar për ruajtjen e autiritetit të pishtarëve të dritës dhe kultivimin e traditave pozitive të shkollës ,

XIV.Ballafaqimet dhe mospajtimet e Tahir Z.Berishës me politikat hegjemoniste shtetërore jugosllave-serbe ndaj shqiptarëve dhe të drejtave të tyre kombëtare ,

XV.Për asnjë çast jo sprapsje nga përcaktimet për t'u vënë në anën e së drejtës , për barazi kombëtare dhe mëvehtësi shoqërore-politike të ksa të kisovës ,

XVI.Në vorbullat e kohëve të trazuara ,

XVII Kalimi tej kufirit të kosovës ,

XVIII.Refugjat në Angli-me mendje e zemër në Kosovë ,

XIX. Shkrime dhe hulumtime; kontakte dhe intervista me personalitete të shquara ,

XX. Mërgata shqiptare në Angli ,

XXI.Shkrime publicistike nga Anglia ,

XXII.Një vend nderi në librin"100 shqiptarët e Britanisë "për angazhimet në afirmimine vkerave kombëtare dhe të çështjes shqiptare në përgjithësi,

XXIII.Përpjekjet letrare ,

XXIV.Veprimtaria në fushën e publicistikës dhe të gazetarisë ,

XXV.Përurimi i veprave publicistike,

XXVI.Vizitat në Shqipëri ,

XXVII.Intervistat ,

XXVIII.Korrespodencë e gjerë dhe e pasur ,

XXIX.Pjesëmarrja dhe angazhimi i Tahir Z.Berishës në aktivitetet arsimore-kulturore dhe shoqërore-politike,

XXX.Pasionet e Tahir Z.Berishës ,

XXXI.Anekdotat dhe rrëfenjat ,

XXXII.E bukur është jeta me të mirat dhe problemet që sjell, por vdekja e pashmangshme ,

XXXIII.Vdekja dhe përcjellja e fundit ,

XXXIV.Shkrime përkujtimi dhe ngushëllimi ,

XXXV .Tahir Z.Berisha në kujtimet e Muqve , të kolegëve-bashkëpunëtorë ,të ish -nxënësve.

Siç shihet edhe nga vetë kjo përmbajtje,

dy autorët ,Hamza Halabaku & Mujë S.Berisha , në këtë libër monografik kanë përfshirë mjaft bukur rrugën jetësore , veprimtarinë arsimore -kulturore, shoqërore -politike dhe aktivitetet e tjera të Tahir Z Berishës , i cili me të drejtë është vlerësuar dhe karakterizuar si pishtar dhe misionar i arsimit tonë kombëtar. Kjo monografi , siç e ka thënë në fjalën e tij hyrëse Akademik Mehmet Halimi , është emërtuar me një titull kuptimplotë , sinjaluzues e shpjegues , në funksion të idealeve kombëtare(fq.10).

Kjo monografi ,edhe sipas vlerësimit të Ak.Mehmet Halimit , është monument artistiko-letrar e historiko-shkencor ,të cilin penda e dalta e dy bashkautorëve e gdhendi dhe e latoi , e gatoi dhe brumoi, e renditi dhe e ngriti , e përpunoi dhe e lartësoi ,duke vënë në spikamë durimin dhe guximin , aftësinë dhe mjeshtërinë , trimërinë dhe diplomacinë dhe artikulimet e vlerave fisnike dhe bujare të popullit të vet më të vjetër të Ballkanit. Tahir Z Berisha , edhe sipas Ak.Mehmet Halimit , pati guximin dhe reagoi në momente të caktuara , luftoi dhe mbrojti të drejtat e popullit të vet të pambrojtur , të shtypur e të përbuzur nga shovrnistët e hegjemonistët serbomëdhenj monarkofashistë e deri te satrapi e kasapi i Ballkanit-Sllobosan Millisheviqi (fq 10).

Krejt në fund të këtij shënimi le të themi se bashkautorët e kësaj monigrafie kanë analizuar dhe kanë studiuar , kanë ndriçuar e kanë zbërthyer në mënyrë të përkryer shpirtin arsimdashës e atdhedashës të Tahir Z.Berishës, shpirtin guximtar të shqiptarit tradicional "shiko sojin nga ka ardhë-dardha pikë nën dardhë", që sipas traditës e edukatës patriotike të babait Zeqë Verbanit , çdo shqiptar , në çdo kohë e në çdo rrezik , duhet t'i dalë zot popullit të vet e truallit atëror e stërgjyshor.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat