Xhanoja e filmit për  fëmijëve, xhanoja e të gjithëve…

Libra

Xhanoja e filmit për  fëmijëve, xhanoja e të gjithëve…

Nga: Skifter Këllisi Më: 17 prill 2019 Në ora: 18:21
Kopertina e librit

Këto ditë lexova në shtyp se me rastin e 90-vjetorit të ditëlindjes së Xhanfise Kekos, (vdekur më 2007), me një ceremoni të posa$me në Prishtinë është shfaqur  filmi dokumetar i regjisorit dhe aktorit të njohur, Mevlan  Shanaj, kushtuar  veprimtarisë artistike të kësaj regjisoreje  shumë të njohur. Me këtë rast, u blatoj lexuesve  kujtimet e mia rreth librit të mësipërm dhe disa ngjarjeve që më lidhën me të.

Vite më parë, sapo kisha  mbaruar së lexuari  librin  me kujtime “Vitet e jetës sime” të Xhanfise Kekos, regjisores së madhe të filmit për  fëmijë, që u nda nga ne më 2007, libër që   ma ka dhuruar djali i saj, Iliri, i njohur si regjisor televiziv,  kur në apartamentin tim ia behën dy miq,  burrë e grua, me djalin e tyre 12-vje$ar. Kjo vizitë do të mbetej nga ato të zakonshmet, sikur para se ata  të largoheshin, djali t’i  afrohej  tryezës, ta merrte atë libër në duar dhe duke treguar me gisht në ballinë foton e saj, të thoshte:

   -Teto Xhanoja…

 E pra, ai ka lindur  në Kuinci, (Boston), ku kam jetuar  prej  shumë vjetësh. Si$ më thanë pastaj  prindërit e tij, e kishte parë atë vetëm një herë në Tiranë, madje rrugës, kur  ishte kthyer atje bashkë me ta;  e  kishte parë më pas edhe diku në një ekran kanali televiziv, kur po jepte  intervistë. Kjo kishte ndodhur kur ai kishte qenë vetem… pesë vjec. Por shumë nga filmat e saj i kishte parë që atëherë në televizor. Dhe i shihte edhë në këtu në Amerikë nëpërmjet  stacioneve televizive shqiptare.

Kur ata u larguan, e mora  sërishmi në duar librin e porsalexuar, e shfletova dhe m’u bë se nëpërmjet faqeve të tij, si avuj të padukshën po ngriheshin copëza ngjarjesh të cilat kishte përjetuar Xhanfise Kekoja, por që lidheshin edhe me mua,  vite e vite më parë, kur edhe unë, si tërë bashkëmoshatarët e mi, kisha nisur  të kridhesha në botën aq magjike të filmit ,disa nga të cilat ua blatoj lexuesve.

 “Ishte viti 1947,- shkruan Xhanfiseja në librin e saj.-Kisha filluar punën  si biletasitëse  në kinema “Republika”. Gëzimi im ishte i papërmbajtur.  Sa mbaroja mësimet, vrapoja në një cep të sallës dhe shihja $farë mrekullie ndodhte në ekran. Ky ka qenë dhe mbetet kontakti im i parë me filmin. Duke kujtuar këtë momente ,sot nuk di ta shpjegoj se për $farë arsyejeje, megjithëse në qytetin tim të lindjes, në Gjirokastër kishte kinema ,unë nuk kisha shkuar kurrë atje.” (faqe 30).

Një mesditë prilli e vitit 1952…Ne nxënësit e vitit të parë të Gjimnazit “Qemal Stafa “ të Tiranës, me të mbaruar mësimet, shkuam  për punë vullnetare në një ndërtesë të madhe, andej nga mali i Dajtit. Godina, si$ na thanë mësuesit që na shoqëronin, pasi të mbaronte  së ndërtuari, do të ishte kinostudio, me fjalë tjera një farë fabrike ku prodhohen filma, që neve kalamajve na pëlqenin  së tepërmi. U mrekulluam me mjediset e kësaj vepre madhështore. Dhe pamë  edhe të rinj që merrnin  e jepnin midis tyre duke hyrë sa në një dhomë, në tjetrën. Mësuesit na thanë se ata ishin punonjësit e ardhëshëm të kinostudios. Ndër ta, një vajzë që më kujtoi biletashitësen e viteve të shkuara të kinema “Republikës”…por tashmë me e bëshme.

“Deri më 10 korrik të vitit 1952, - shkruan Xhanfise Keko në librin e saj “Ditë nga jeta ime”, - kur Kinostudioja  “Shqipëria e Re” do të inaugurohej, ,ne shkonim atje herë me mjete të rastit, herë me autobus, hërë më këmbë, pasi transporti ende nuk ishte stabilizuar…”(faqe 51).

10 korrik 1952. U përurua Kinostudioja. Ende fëmijë, nuk kam qenë në këtë përurim, por fotot  e tij i kam parë që atëherë. Në njerën prej tyre një vajzë veshur me një fustan me pika të bardha i jep gërshërët Enver Hoxhës që pret shiritin…

Përsëri kjo vajzë më kujtonte atë që kisha parë atë ditë që bënim punë vullnetare në kinostudion që po ndërtohej, madje edhe atë biletashitësen…

 “Pasi të ftuarit zënë vend, - shkruan Xhanfisesja në libër,-dhe u fikën dritat ,filloi të projektohej Kinoditari nr.1. Nuk di si nuk më ka pushuar zemra ato $aste nga emocioni…Pa u ndezur mirë dritat, Enver Hoxha duartrokiti i pari dhe u dha dorën atyre që kishte pranë…”(faqe 54).

 Gusht i viti 1958…student i vitit të tretë të fakultetit histori-filologji të UT. Kisha  filluar të lexoja  rubrika artistike e kulturore në Radio Tirana, madje të merrja pjesë  dhe emisionet e lajmeve dhe, ve$ tyre edhe  shkoja në Kinostudio dhe lexoja edhe  tekste  të kinoditarëve. Tashmë isha 20 vjec. Dhe midis punonjësve që më zinte syri  në studiot e filmit, pikasja përsëri atë vajzën që kisha parë dikur…atë biletashitesen, të ngjashme me atë   të fotos së përurimit të Kinostudios…Madje edhe më një djalosh shpatullgjërë pranë .

Një  ditë e pyeta  Ko$o Tollkon, operatorin e zërit, me të cilin më lidhte puna gjatë regjistrimit të  teksteve  të kinoditarëve, se cila  ishte ajo vajzë dhe ai djalë pranë saj.

   -Xhanfise Keko, teknike  e montazhit dhe ai djali burri i saj Endri, - më shpegoi pastaj Ko$oja dhe shtoi se  pikërisht ajo kishte qenë biletashitëse e pastaj së bashku me Endrin kishte  shkuar me studime në  Bashkimin Sovjetik, ku ata të dy ishin  dashuruar dhe pastaj martuar…Ve$ këtyre, pikërisht ajo ishte edhe vajza e fotos së përurimit të Kinostudios.

Në librin “Ditë nga jeta ime” Xhanfiseja përshkruan punën e saj në ato vite si montazhiere e sa e sa kinoditarëve dhe kinoreportazheve, ndalet edhe te viti  tragjik 1956, kur pas Konferencës së Tiranës diktatori Enver Hoxha sulmoi egërsisht tërë komunistët  që u ngritën e diskutuan për zhvillimet  demokratike në jetën e partisë, nën ndikimin e Kongresit të 20-të të PK të BS, shkruan me dhëmbje për dënimin e Viktor Stratoberdhës, i cili së bashku me  regjizorin  e madh sovjetik, Jutkjeciv, drejtuan  xhirimet e filmit “Skënderbeu”, shkruan edhe për  Nesti Zoton  drejtor i Kinostudios, i cili, si Viktori,  u pushua nga puna dhe u internua, si shumë e shumë komunistë të tjerë  që guxuan të kritikonin në këtë konferencë udhëheqjen e lartë të Partisë e cila  ishte shkëputur nga populli i vuajtur, kurse vetë po zhytej   në të mira materiale. Mbi të gjitha, ajo nuk lë pa përshkruar  edhe lindjen e dy fëmjëve,së pari të Ilirit, më 1952 dhe më 1958 të Teodorit, të cilët kur do të rriteshin, do të ndiqnin traditën e prindërvë të tyre, Xhanos dhe Endrit.

Viti 1971 ishte viti kur pata rast të njihesha së afërmi me Xhanfisen.I shte viti kur ajo së bashku me skenaristin e njohur, Pe$i Dado, kishte shkruar skenarin e filmit ‘ABC…ZH”, film dokumentar, por edhe në të njetën kohë edhe artistik. Në këtë  periudhë, falë përvojës së gjatë, ajo  ishte bërë tani regjisore e montazhit, regjisore e filmave dokumentarë, duke bashkëpunuar, jo vetëm me të shoqin, Endrin, por edhe me regjizorë të njohur të filmit artistik, si Hysen Hakani dhe Dhimitër Anagnosti etj..

Duke kujtuar këtë film, në librin e saj Xhanfiseja shkruan: ”Ajo që më mbetet të them sot, është se mësuseja Henrieta Bimbashi dhe operatori Niko Theodosi kanë meritën  e madhe që filmi tingëlloi aq natyrshëm. E para, për atmosferën që krijoi në klasë me fëmjët . I dyti, për xhirimet me kamerën e fshehtë.” (faqe 117).

Mirëpo Henrieta, mësuese vërtet shumë talentuar, ishte gruaja e pr. Hilmiut, djalit të hallës sime. Ndaj, pas premierës së filmit, që pati sukses të plotë, u përshendeta me Xhanon, e urova dhe kur një vit më pas, i shoqi, Endri filloi të punonte regjisor në TVSH, ku unë isha redaktor letrar dhe komentator sportiv, atëherë miqësia ime me të u bë edhe më e madhe.  

Pas realizimit të këtij filmi shumë origjinal, Xhanfisejafitoi besim në vetevete ndaj në librin e saj shkruan: “E ndieja se tashmë se kisha kaluar tërësisht  në krahun e filmit artistik” (Po aty).

Dhe kishte plotësisht të drejtë. Nga viti 1972 ajo, si$ përshkruhet në libër, Xhanoja solli të papritura të mëdha në Kinostudion ”Shqipëria e Re”- realizimin si regjisore të filmave artistikë “Kryengritje në pallat”, ”Mimoza llastica”, ”Tinguj të luftës’, “Tomka dhe shokët e tij”  dhe, mbi të gjitha të filmit “Beni ecën vetë”, krijim i rrallë, falë edhe skenarit të mrekullueshëm të shkrimtarit të njohur Ki$o Blushi, të tërë filma për fëmijë, duke e vënë kështu veten në radhën e regjisorëve më të mirë të kinematografisë shqiptare  të të gjitha kohërave.

Viti 1978…Mbi bazën e romanit tim për fëmijë “Pas gjurmëve’”, (1972), kisha shkruar skenarin me të njejtin titull, i cili  në konkursin e shpallur nga Kinostudioja më 1972 kishte fituar $mimin e tretë. Por asnjeri nga regjisorët  “nuk e kishte zënë për bishti”,ndoshta meqë  ishte për…fëmijë..

“ Me skenarin “Pas gjurmëve”, - shkruan Xhanfiseja në librin e saj, - rashë ne kontakt për herë të parë më 10 dhjetor 1977, pasi ai ishte diskutuar  në redaksisnë e filmit .Po atë ditë zhvillova bisedën e parë me autorin e skenarit, Skifter Këlli$i. Mbaj mend se  ai më falenderoi për vemendjen ndaj skenarit të tij dhe mbi të gjitha u tregua i gatshëm të bashkëpunonim  për $do verejtje dhe sugjerim.”(Faqe 201).

Ashtu si edhe filmi “Beni ecën vetë “, edhe ky film i ri Xhanifesë, realizuar më 1979, pati sukses të madh tek të vegjëlit. Një ditë shkurti të atij viti ajo më tha se filmin e  parë  parë ata të “Byrosë Politike”, ku ishte pëlqyer, madje personalisht nga shefi  ideologjisë, Ramiz Alia, i cili  kishte përgëzuar grupin realizues, pra edhe mua…Edhe ky film, ashtu  si  “Beni…”, fitoi $mim special në festivalin ndërkombëtar të filmit për fëmjë që zhvillohet $do vit në Xhifoni (Itali). Por, për djall,  këtë radhë nuk ishte “special”, por “#mimi i presidentit të Republikës”, $ka solli  të papritura komiko-dramatike, të cilat po ua  t’ua rrëfej lexuesve të këtij shkrimi.

Në mbëmjen e 2 shtatorit të vitit 1979, kur unë, familiarisht, po bëhesha gati të shkoja në dasmën e martesës  me gruan time,Natasha Dulaku, atëherë redaktore e romanit  në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” dhe pastaj gazetare në RTVSH,publicisti i njohur, Napoleon Roshi,përgjegjësi   i redaksisë së jashtme në gazetën “Bashkimi”, më erdhi në shtëpi dhe më dha sihariqin se filmi “Pas gjurmëve” kishte fitur $mimin e mësipërm të këtij festivali. Kishte lajm më të mirë se ky  për të kremtuar  dasmën time!.. Por, $uditërisht, lajmi nuk u botua të nesërmen, e diel, në asnjë gazetë dhe nuk u transmetua as në emisionet e RTVSH-së…As të pasnesërmen, asnjëherë!. .Mora e dhashë me kolegët e mi të  shtypit, aq me tepër me Xhanfisenë, e cila më tha nën zë se njoftimi në fjalë nuk jepej në shtyp,  sepse  $mimi ishte  “….i presidentit të Republikës italiane”, me fjalë të tjera, i presidentit të një vendi kapitalist, i cili i jepte këtë $mim filmit të një vendi…socialist. Dhe të mos harrojmë se aso kohe president i këtij  vendi ishte  Sandro Pertini, (1986-1990), figurë shumë e dashur dhe popullore në Itali, për më tepër luftëtar i shquar i Rezistencës antifashiste italiane  gjatë Luftës së Dytë Botërore. Me gjithë ndërhyrjet e Xhanos dhe Endrit, jo vetëm tek  drejtuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, por dhe tek të njohurit  e tyre në Komitetin Qendor, botimi në shtyp i këtij njoftimi për një sukses të madh të artit tonë në arenën  ndërkombëtare, nuk u dha që nuk u dha, kur ishte bërë i njohur në shtypin botëror. Dhe kuptohet se ky urdhër vinte nga kupola e kuqe, pra nga Ramiz Alia.

Por ja, në mëngjesin e së së dielës së fundit të janarit të vitit 1980, mora vesh se TVSH-ja do të transmetonte në orën 21.00 filmin ”Pas gjurmëve”. Vrapova menjëherë në shtëpinë e  Alfons Gurashit, gazetar i njohur i mikrofonit dhe kameres  në RTVSH, që sot nuk është më midis nesh, i cili kishte miqësi  me një nga drejtuesit e Drejtorisë së Shtypit në KQ. Pas një bisede më të Alfonsi  më tha  se pas njoftimit të transmetitmit   të filmit në TVSH-së nga folësja do të shtoheshin fjalët:”Ky film ka fituar $mimin e tretë në Festivalin e…midis 95 filmash nga shumë vend të  botës”. Më së fundi..,ndonëse edhe në këtë rast me  një shtrembërim, sepse filmi nuk kishte fituar cmimin  e tretë,d he kjo vetëm e vetëm   që të mos përmendej “i mallkuari president i Republikës italiane… “

Të nesërmen Xhanfiseja, Endri dhe  nga ana tjetër edhe unë, kur kalonim rrugëve të Tiranës, merrnim  përgëzimet më të nxehta nga kushdo që na takonte. Por Xhanoja më falenderonte edhe mua, sepse unë, falë Alfonsit, kisha qenë nismëtar i këtij njoftimi që u përhap   menjëherë tek  tërë artdashësit shqiptarë.

Më pas, në faqet e librit të saj “Jeta ime”, Xhanfise Keko ndalet te filmat e tjerë artistikë për fëmjë që realizoi më pas:”Partizani i vogël Velo, (1980), ”Një vonesë e vogël”, (1982) ,”Taulanti kërkon një motër, (1984) dhe ve$anërisht tek filmi “Kur xhirohej një film, (1981), që shënon një ndër kulmet e krijimtarisë së saj  dhe të filmit shqiptar, aq më tepër që ky film është për të rritur,dhe në të cilin ajo  së bashku me shoqet e saj, shkrimtaret e njohura Natasha Lako dhe Shpresa Vreto, është edhe bashkautore e skenarit.

Në libër regjisorja jonë e madhe përshkruan edhe $aste të tjera dëshpërimi, kur  e nxorën në pension të parakohshëm, Endrin, të shoqin  dhe kolegun e saj, (1981), kur pësoi goditjen e parë tragjike pas vdekjes  së  tij më 1987, kur pësoi edhe goditjen e dytë edhe më të madhe- humbjen e Teodorit, djalit të dytë, shkrimtar, poet dhe publicist i shquar, më 2002, por edhe kjo qe një goditje e madhe, aq më shumë me  një argument politik, i ca pseudotericienëve të Kupolës së Kuqe, që do të kishte pasur pasoja të rënda.

Xhanoja, si$ përshkruan nëlibërine saj,  pati rast të takohej edhe  me Enver Hoxhën.   Kjo ndodhi  gjatë ditëve të zhvillimit të Kongresit të 8- të të PPSH-së nëntor të vitit 1981.    Në këtë tkim ai  dhe e përgëzoi  me fjalët: “Urime për filmin…një film që ndihmon gjithë shoqërinë”, (Faqe 252). (A e dinte ai vallë, se Xhanoja,  si$ e përshkruan në libër dhe  si$ më është shprehur edhe mua atëherë në konfidencë,  dhe e” gjithë shoqëria”, pra populli,  ngrihej në pikë të mëngjesit për të blerë tri shishe qumësht, se kur kishte dëshirë të rrëkëllente  një gotë raki në mbrëmjë me Endrin e kolëgë që i vinin në shtëpi, nuk kishte pak djathë, ndonjë kokërr vezë, pale…pak mish?).

…Para se të largohesha nga Shqipëria, në mars të vitit 1999, u përshendeta me Xhanon. M’u duk e zbehtë…Sikur kishte filluar të lodhej nga një jetë, me kaq ngazëllime  që i solli arti, por  dhe me kaq hidhërime që i solli jeta, një grua qe meritonte një pleqëri të qetë, pa telashe, që kishin kaluar dhe kalonin shumë e shumë artistë të tjerë si ajo, një grua, si$ shkruan në libër, që pati peng se nuk mundi, ve$ të tjerash,  të bënte një film me skenarin e të birit,  Dorit, shkrimtar shumë i talentuar.

”Ishte e shtunë dhe mëngjes herët, kur nëna ime u nda nga jeta, më 22 dhjetor 2007, - shkruan në pasthënie të librit , djali tjetër i saj, Iliri. - Për fat të keq, nuk arriti t’i shihte të botuara kujtimet që i titulloi ”Ditët e jetës sime”. (Dhe mua m’u kujtua që kështu nuk i pa të botuara kujtimet e tij edhe kineasti i shquar Viktor Gjika shuar më 2009, kujtime për  të cilat kam shkruar gjithashtu një shkrim të tillë, si ky i sotmi  për Xhanon).

…Ai djali 12-vje$ar preku librin që kisha lënë në tyezë dhe duke treguar me gisht foton në ballinën e tij, tha: “Teto Xhanoja”. Nuk di nëse  nuk e ka lexuar librin e saj me kujtime. Dhe nuk di nesë do ta lexoj . Por $’rëndësi ka. Ai, si unë dhe si shumëkush, ka parë filmat e saj që na kanë shoqëruar prej shumë e shumë vitesh  e që nuk do të na shlyhen   kurrsesi nga kujtesa,,filma që janë pjesë e jetës sonë, ndaj kur kujtojmë atë, themi: ”Xhanoja e filmit për fëmijë,  Xhanoja e të gjithëve”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat