“Me Mua”

Libra

“Me Mua”

Nga: Arber Shabanaj Më: 24 prill 2019 Në ora: 14:56
Kopertina e librit

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj lexues,

I lejoi vetës t’ime, që sot, me këta rrjeshta, të ju drejtohem dhe të ju pershëndes.

Në vazhdim ju falemnderoi për interesimin t‘uaj, të cilin ju romanit t‘im „Me Mua“ ja trajtoni.

Në këtë vepër janë të hudhura në formën më të drejtë, të vërtetat e pathëna - të cilat unë gjatë Luftës në Kosovë si dëshmi me shkrim i mbajta -, të cilat kanë ngelur në pluhurat e harresës. Mua më brengosë fakti, zonja dhe zotërinj, se në `portalet´ e ndryshme elektronike e printuese janë thurur shumë trillime, të cilat asnjë fije konstrukti të ngjarjeve të vërteta nuk përmbajnë dhe këto për fat të keqë, sot e asajë dite, akoma thuren. Dezinformacionet e atilla, fare të pabaza dhe kontradiktore, e keqëpërdorin edhe bërthamen etimologjike të zhvillimit historik. Më vjen shumë keqë, të ballafaqohem me fatalitetin, se në Kosovën e tejvuajtur, dhjetëra-mijëra kandidatë -, shumica e të cilëve as erën asajë lufte shumë të padrejtë dhe të egër nga afërsia nuk ja kanë nuhatur dot - të mirat dhe begatitë e popullit të thjeshtë e të vuajtur në formën më të paskrupullt i gllaberojnë! Kandidatët e këtillë skurrilë (ju lutem për mirëkuptim, në përjashtim me ata që kanë merita pra) dhe të maskuar me „atdhetari“ marin pensione për kontributin që nuk e kanë bërë dhe mburren me veprat dhe kontributet, të cilat të tjerët me vuajtjet dhe me gjakun e tyre i kanë themeluar.

Prej vetë faktit, se po të i kishte pasur Kosova të gjithë ata luftëtarë të guximshëm e kontribues, të cilët sot si „komandantë e veteranë“ të shpifur veprojnë dhe edhe pensionin e pamerituar të luftës besa e marin, atëhere sigurishtë se `shkau i tërbuar´ nuk do të arrinte kurrësesi aqë lehtë të e përnjekë popullin t’im, popullin t’uaj, të ndreruar zonja dhe zotërinj, pupullin shqiptar nga Kosova, si `delet´ prej trojeve…!

Ç’farë më brengosë shumë, është fakti, se - edhe përmbi heroin e kombit, Astrit Sulin, i cili gjithë kohës, poashtu edhe në frontin e tmerrshëm të asajë lufte ushtari im ishte -, kandidatë të ndryshëm të imagjinuar e difuzë, i lejojnë vetës të fabulizojnë tekste, këto të cilat askund farën e së vërtetës nuk e kanë. Kështuqë një ish-ushtar i thjeshtë - këtë të cilin unë, me qëllimin për t’ja ruajtur jetën, në frontin e luftës, e mora, e bashkangjita dhe e integrova në strukturen e togut t‘im (në kontinuitet-të kompanisë t’ime) të luftës, këtë ushtarë, të cilin e kishte braktisur „komandanti i vetë i shpifur“ atëbotë, sepse atë e kishte marë gjumi në bjeshkët e Pashtrikut, meqenëse edhe alkoholi i tepruar e ka bërë të vetën -, i lejon vetës së vetë, të thurë e të botojë në gazetë legjenda e informacione shumë të pavërteta përmbi princin e guximit, përmbi zotëriun e ndjerë, përmbi heroin A. Sulin! Popujt që kanë traditë shtetëformuese nuk e kishin toleruar të pavërtetën e atillë. Shtetet kompakte, në të cilat respektohet ligji dhe regullat ligjore, me siguri, se trillimet e atilla shumë të pavërteta, evazive, do të i kishin paditur dhe përndjekur penalishtë. Sepse heroi i bukur e fort i guximshëm, Astrit Suli, ka vuajtur shumë më tepër nga disa `shqipfolës me prejardhje kosovare´, sesa nga vetë armiku. Kështuqë unë, si epror i parë dhe më i afërmi i Astrit Sulit, nga fronti i asajë lufte të egër dhe të kobshme, themeloi dhe dëshmoi - me dijen dhe vetëdijen t’ime më sublime, me përvojen luftarake dhe kualifikimet e mia ushtarake dhe duke u bazuar në arkivin-sekretin ushtarak nga fronti i luftës -, më sa vijon; se heroin e madhë të sipërcekur shumë më tepër e kanë dëmtuar `komandantët analfabetë e të shpifur, shqipfolës, me prejardhje kosovare´, sesa vetë armiku i përbetuar shka këtë arriti ta e bëjë. Dhe ju apeloi të gjithë atyre „kriminelëve të lapsave e të tavolinave“, që të pushojnë tanimë menjëherë me gënjeshtra dhe fabula, të mos e etiketojnë e ofendojnë ish-luftëtarin t’im, heroin Astrit Sulin. Ai nuk është i vdekur, meqenëse jamë unë gjallë. Dhe ju siguroi, se nuk do të heshtë më, por do t’ju kundërvihem protagonistëve të atillë (të cilët agojnë si hije të zeza, apo si `këpurdhat e helmueshme mbas rrebeshit´), të cilët i japin vetës së vetë të drejtën, besa edhe emrin t’im të e cekin nëpër shënimet e tyre me gabime të panumërta gjuhësore dhe me drejtëshkrim deformues kontraproduktiv. Të e lejnë intrigën e shkrimit dhe të pushojnë menjëherë me turpin e tyre dezinformativ të deritanishëm. Ata të cilët e kanë „parë luftën nga transheja e tyre“, të cilët as kokën nuk mundnin të e ngrisnin lartë, nga paniku e papërvoja ushtarako-luftarake, të cilëve unë ju shpëtova prapan… e edhe jetën… Të atillët e kanë marë sot - në emër të anarkisë, të forcës e të korrupcionit - të drejtën të raportojnë nëpër portale e gazeta dështarake, përmbi atë akt kapital lufte, që n’tvërtetë s’e kanë parë dhe nuk e kanë kuptuar fare. Do të bëjë ç’mos, që ta e ruajë dinjitetin dhe integritetin e luftëtarit t’im të lirisë siedhe atë t’imin personal.

Astriti dhe unë patëm dhe e kemi pupullin e vuajtur, drejtësinë dhe të vërtetën me vete. E ai që e ka pupullin e thjeshtë, popullin e vuajtur dhe të vërtetën me vete, ai është panteon i një pupulli, sepse e ka edhe jetën, edhe historinë, edhe Diellin në anën e tijë. Duke e ditur, se `e vërteta është bijë e kohës´.

Në këtë kontekst, shumë të nderuar zonja dhe zotërinj, ju uroi lexim shumë të mirë dhe mbresalënës. Ju afroi me sinqeritetin t’im sublim, që të e shihni, të e vërtetoni dhe të bindeni edhe vetë, se kushë e ka bërë në t’vërtetë luftën në „Frontin e Pashtrikut“. Prandaj do të më viente jashtëzakonisht mirë, nëse ju veprën t‘ime e përkrahni, e preferoni më tutje dhe e interpretoni nga këndi i drejtë, neutral e jo politiko-partiak i vështrimit.

Dhe tani, duke ju dëshiruar ç’do të mirë dhe bekimin e Zotit, ju falemnderoi për gjithëçka dhe ju pershëndes.

Me respekt sublim për personalitetet t’uaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat