Bota magjike e Luan Malokut në gjuhën angleze

Libra

Bota magjike e Luan Malokut në gjuhën angleze

Nga: Baki Ymeri Më: 3 maj 2019 Në ora: 06:15
Kopertina e librit

Në kuadrin e bibliotekës „Albanian Poetry from Switzerland“ këto ditë e pa dritën e botimit në Gracious Light (New York),  libri më i ri me poezi i autorit kosovar me banim në Zvicër, Luan Maloku. Libri me 100 faqe me nga 50 poezi në gjuhën shqipe dhe angleze (Bota magjike - The Magical World), ka dalë në përkthim të poeteshës rumune Patricia Lidia. Luan Maloku është autor i 30 librave të botuar. U lind më 1954 në fshatin Miratoc, Komuna e Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Preshevë e në Kamenicë. Studimet I kreu në Universitetin e Tetovës, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Me shkrime u mor që nga shkolla fillore. Shkrimet e tij janë botuar në revista të Kosovës dhe të diasporës. Është i prezantuar në Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë të Hasan Hasanit (2003), në “Panoramën e krijuesve të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” I, (2004), dhe “Psherëtimë për tokën II”. Është prezantuar në Antologjitë poetike “Pasqyra e shpirtit“, “Engjëjt e frymëzimit” dhe “Jam pjesë e qiellit tënd”. Poashtu është prezantuar në antologjinë poetike “Dichter aus Kosova in deutscher Sprache”. Është antar i lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Anëtar i Krijuesve shqipëtarë në Zvicër, Kryetar i Galaktika Poetike”Atunis”për Zvicër dhe Antar i bordit drejtues, Anëtar i  Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Anëtar i “Atunis Lugina” me seli në Preshevë, Anëtar i Krijuesëve shqipëtar në Zvicër. Kryetar i Galaktika Poetike “Atunis” për Zvicër dhe Anëtar i bordit drejtues.

Veprat:

1. Mllef i gjakosur, Iliriku, Prishtinë,1996
2. Mbi një zemër bie borë  Iliriku, Prishtinë,1997
3. Mërzi të trazuara  Feniks, Preshevë, 2013
4. Çelësi i shpirtit  Feniks, Preshevë, 2013

5. Stinët e mallit Feniks, Preshevë, 2014

6. Dritë në humbëtirë  Feniks, Preshevë, 2014

7. Muza ime), Feniks, Preshevë 2014

8. Në flakën e heshtjes-In flacara tacerii, Feniks, Bukuresht 2014

9. Kujtime të trazuara (Antologji poetike), Feniks, Bukuresht 2014

10. Bubullima e Bukureshtit. Monografi për Baki Ymerin, Feniks, Bukuresht 2014

11. Në pasqyrë të kujtesës, Feniks, Prishtinë 2014

12. Kosova e Bubullimës së Bukureshtit. Monografi për Baki Ymerin, Feniks, Bukuresht 2014

13. Bota e ëndrrave magjike, Feniks, Bukuresht 2014

14. Sa bukur shiu,  Lena Grafik, Prishtinë 2015

15. Nën hijen e heshtjes Lena Grafik, Prishtinë, 2015

16. Lartësia e një jete. Antologji poetike për Qerim Arifin, Atunis, Prishtinë 2015;

17. Shumë afër të ndjejë, Atunis, Prishtinë 2015

18. Nën peshën e dëshirës Atunis, Prishtinë 2015

19. Lumi i ëndrrave tona, Bukuresht 2015

20. Ëndrra, shpresa dhe iluzione I. Antologji poetike me poetë shqiptarë nga Zvicra, Bukuresht 2016

21. E urrej largësinë, Atunis, Prishtinë 2016

22. Ëndrra, shpresa dhe iluzione II. Atunis, 2016

23. Të jetosh një ëndërr-Vivere un sogno, Atunis,  2016

24. Bota ime. Proza dashurike, Atunis, Prishtinë 2016

25. Miratoci në rrugën e dritës, Atunis 2017

26. E ftohtë vetmia, tercina, Prishtinë 2017

27. Për shiun tënd të bardhë. Proza poetike, Atunis 2017

28. Dhimbjet e trishtimit,Atunis, 2018

29. Ndjehem i humbur pa ty (Luan Maloku-Ioana Lapusneanu), Amanda Edit Verlag, Bukuresht, 2018

30. Bota magjike-The Magical World, New York 2019

Luan Maloku was born in 1954 in the village of Miratoc, Presheva commune. He followed the elementary school at Miratoc, Highschool at Presheva and Kameneta. He attended the University of Tetova (Albanian Language and Literature). He started writing in childhood. His writings were published in magazines from Kosova and the Diaspora. He is a member of the "Feniks" Writers' Union in Presheva; member of "Atunis Lugina" headquartered in Presheva. Literary works: Bloody Anger (Poems, 1996); Over a Heart Is Snowing (Poems, 1997); Aroused Boredom (Poems 2013); Seasons of Longing (Poems, 2014); Light in Perdition (Poems, 2014); My Muse (Poetic anthology, 2014). In the Flame of Silence (Poems in Romanian, 2015; Awakened Memories (Poetry Anthology), 2014; Bucharest’s Rumble, 2014; In the Mirror of Memory, 2014; Kosova is Bucharest’s Rumble, 2014; The World of Magical Dreams (Anthology of Women Poets), 2014; How Beautiful the Rain Is, 2015; Under the Shadow of Silence, 2015; The Height of a Life, 2015; I Feel So Close to You. (Albanian-English Poetry), 2015; Under the Burden of Desire, 2015; River of our Desires, 2015; Dreams, Hopes and Illusions I., 2016; I Hate the Distance, 2016; Dreams, hopes and Illusions II, 2016; Living a Dream/Vivere un sogno (Albanian - Italian Poems), 2016; My world (Love Prose), 2016; Miratovacs in the Way of Light, 2017; Cold Loneliness; For Your White Rain (Prose Poetry), 2018; The Pains of Silence, 2018; I Feel Lost Without You, (Book with two authors),  2019, The Magical World (Albanian-English Poems), 2019. Luan Maloku currently lives and creates in Switzerland.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat