“Psycho II”, romani i parë shqiptar me skena paranomrale

Libra

“Psycho II”, romani i parë shqiptar me skena paranomrale

Nga: Ilir Muharremi Më: 3 maj 2019 Në ora: 18:51
Kopertina e librit

A jeni gati: 'Psycho II' po vjen.Shkrimtari i njohur Ilir Muharremi pas suksesit me Psycho I, veçse e ka gati vazhdimin e ngjarjes me Psycho II, roman i cili po pritet me kërshëri nga lexuesit. Mirëpo, në vazhdimin e pjesës së dytë skenat janë paranormale dhe shumë më të frikshme se në pjesën e parë. Janë si imazhe filmike, dëgjohen zhurma të panjohura, shtëpia e personazhit kryesor vërshon me kufoma, ai ato i imagjinon si të dashurat e tij, i zbukuron me buzëkuq, pastaj krijon intimitet me to. Herë vishet si femër e herë si mashkull, jeton ndëmrjet dy personaliteteve. Në vazhdim po ju sjellim një fragment paranormal nga Psycho II:

“E shikova ashtu i lagur me rroba dhe asnjëherë nuk më kishte rënë në sy një bark i madh. Më bënte përshtypje fytyra e saj në të cilën nuk mund t’ia dalloja sytë vetëm një dritë pa shkëlqim në mes një çerdheje rrudhash. Buzët i kishte të futura brenda si të ngrëna nga goja pa dhëmbë nuk e kuptova a më përshëndeti apo thjesht tha diçka. U afrua u ul afër meje futi dorën në ujë, përkëdheli ujin. Nuk e kuptova pse ndodhej kjo plakë në banjon time. Dera ishte e mbyllur. Ajo dukej si një kufomë e ngritur nga vari. Mua as që më luante syri. Nuk e njihja se kisha parë kurrë këtë plakë që përfundoj në banjon time. Më tha se ishte shumë e lidhur me nënë time, dhe ishte e vetmja mikeshë e saj. Psherëtimat dhe ngashërimat e plakës bëheshin më të rralla. Unë isha shumë i lodhur, thiken nuk e kisha pranë ta vrisja. Ja shikova këmbët ishte zbathur dhe në pllaka vizatohesin gjurmët e baltës. Herë pas herës dëgoja zhurmë të çuditshme nga guaca. Plaka filloj t’i thithte faqet brenda gojës që lëshonin ca kërcitje të çuditshme me gjuhë. Diçka mbante në dorën e djathtë që e kishte fshehur prapa vitheve. Nxori një thikë të madhe tentoj të më godasë, ja kapa dorëne rrëzova në dysheme, ja morra thikën nga dora e thera drejt në fyt. Plaka u zhduk...”

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat