Poetja Mirishane Elshani me katër përmbledhje poetike prezanton çaste të dhembjeve...

Libra

Poetja Mirishane Elshani me katër përmbledhje poetike prezanton çaste të dhembjeve...

Nga: Hasan Hasanramaj Më: 5 maj 2019 Në ora: 11:15
Kjo poete në librin me poezi “ Ëndrra e rikthyer”në radhë të parë, si art, e përjeton një situatë shpirtërore, sipas pikësynimit estetik

Poetja e ndien poezinë, në radhë të parë, si art, dhe e përjeton një situatë shpirtërore, sipas pikësynimit estetik. Ajo e ndjen, e jeton dhe e përjeton situatën e tillë. Duke e ndierë në sferën e lartë, irracionale, në vegime, dhe së andejmi e zbret në rrafshin emocional e intelektual

Poetja Mirishahe Elshani nga Suhareka me poezi merret që nga bankat e shkollës fillore - ku edhe e tregoi talentin e saj poetik. Deri më tani kjo poete e vyeshme ka botuar katër përmbledhjen poetike për të rritur me titullin "Shi dhembjesh", "Dhembjes i besoj" “Mëkatet e dhembjes"dhe Ëndrra e rikthyer”. Në poezitë e saja në katër këto botime- poetja Mirishahe për lexuesit prezanton çastet e dhembjeve të përditshmërisë sonë të cilat shndërrohen në muza fjalësh dhe arrijnë për t´u ngritur në vargje, duke e pasuruar botën shpirtërore të një poeteje, e cila falë gjetjes se figurave të pashembullta nxjerr në pah shqetësimet e saja, dhe shkon edhe më larg, kur e vetmja shpresë e saja në jetë i beson vetëm poezia. Kjo është poetja nga Theranda Mirishahe Elshani, studente e cila diti aq mjeshtërisht ta ndaj kohën e artë përkatësisht vargun e bukur të poezive për lexuesin, ku edhe ky i është mirënjohës për vargun e saj plot optimizëm dhe dëshirën për ndryshim dhe bashkim. E kjo ma së miri shihet në vazhdimësi në një poezi të cilën po e prezantojmë më poshtë re shënuar e cilat është e pajisura me figura stilistike që ia japin vlerën artistike vëllimit poetik të kësaj poete te vyeshme. Në bisedën të cilin e zhvilluam me redaktorin e këtij librit Nezir Prokshin dhe recepsionistin poetin,Agim Deskut mësuam së poezia “Flaka e diellit” dhe vargje të cilat kisha fatin t´i lexoja duke u bërë si pikënisje për të vazhduar krijimin e vëllimit poetik të pare “Shi dhembjesh’’ një margaritar shumë i dashur për lexuesin dhe miqtë e fjalës se bukur poetike. Dhe ecin krijimet poetike të autores Elshani, varg pas vargu dhe lexoj herë dhe ndalëm se rilexuari më shumë endje.

Të vërtetën e atdheut, tradhtitë për tokat e copëtuara, i gjëmë si shqetësim në vargjet e poetes Elshani

Kjo Poete e ndien poezinë, në radhë të parë, si art, dhe e përjeton një situatë shpirtërore, sipas pikësynimit estetik. Ajo e ndjen, e jeton dhe e përjeton situatën e tillë. Duke e ndierë në sferën e lartë, irracionale, në vegime, dhe së andejmi e zbret në rrafshin emocional e intelektual.

Kujtimet e trishta

Me pikëllim i kujtova

Dhembje të mëdha kisha

Betejave të përgjakura.

Vetë qenia njerëzore është një dinamikë në lëvizje të jetës,

ku poezia aspiron me caqe të larta:

Nëpër plagë të vjetra

Shumëzohen plagët e reja.

Prandaj secila poezi është një situatë e ngritur me vete, një proces. Kështu lind edhe krijimi i dytë poetik “Dhembjes i besoj’’ për të vazhduar në krijimet nga pena e kësaj autoreje, gjithnjë duke pasur në shqetësim dhembjen reale të kolektivit dje dhe sot e ku e vënë poeten Elshanit në një sprovë për të hapura në jetë, pa u ndal në udhëkryqet e saj, por në një përkushtim të vargut poetik, të cilin tani e ka ngritur në rrafshin poetik ozonian. “Dhembje mëkati’’ është vëllimi poetik i tretë me radhë i poetes se talentuar Mirishahe Elshanit, e cila për një kohë të shkurtër arriti të ngritët në piedestalin poetik, që jo rrallë takojmë talente të tilla me një bagazh aç të çmuar të vargut poetik dhe ligjëron:

Ndoshta mos është lojë

Jeta kur provokon Me zjarr të përvëlon.

Shprehet poetja duke e marr jetën gjithnjë si provokim, nëse është vërtetë lojë apo edhe zjarr që të provokon, për të vazhduar:

Trupin copëtuar ma kanë

Pa Zot as unë nuk jam.

Dhembjet e kolektive mundohet t´i merr si të veta, të cilat janë shndërruar në plagë pa shërim, ku pranë saj dikush rri kujdestar për t´i shëruar, e kush mund të jetë më i besuari i poetes përpos hyjnive dhe pikërisht Zotit të saj. Mbetur jam copë e huaj. Sa herë veten e tradhtojmë.

Të vërtetën e atdheut, tradhtitë për tokat e copëtuara, i gjëmë si shqetësim në vargjet e Elshani, lidhja e saj për tokën dhe figurën më të ndritur të kombit tonë, Gjergj Kastriotit është një zë poetik i arsyes, që viti 2018 është quajte Viti i Gjergjit në kujtim të 550 vjetorit të tij, kujtesë kjo e artë e shumë poetëve. Edhe pse vargu i saj tani dhe më shumë e ka në shpirt dhembjen e kolektivit, kjo autore e nis vëllimin e katërt “Ëndërr e rikthyer’’ më këto vargje

Ti jeton në një botë tjetër

Aty mes hyjnive ku ka dritë

Ku paqja është me ty

Aty engjëjt të puthin në sy.

Poezia “Mos u kthe kurrë”.

Dhe vazhdon ligjërimin:

Dehem me një gotë

Mbytëm në gaz e lot

Edhe kjo botë

Zbrazëti ka plotë.

Kur në ty nuk jam unë

Jam zbrazëtia jote

Vdekja më flet me zë

Me gjuhën akull.

Secili lexues që i lexon këto poezi dhe të tjerat në veprat e kësaj poete të vyeshme do t´i dëshironte të kishte këto vargje si frymë të veta, por ja se poetja di të eci aq bukur duke qenë vetë shërimi i shqetësimeve të atdheut, ku beson në forcën intelektuale.

Trupin ma vranë të gjallë

Herë vdes, herë sikur ngjallëm

Udhën e shkronjave të arta

Lexoni nëpër plagët e mia.

Në secilën ëndërr u plagosa

Lirinë e dëshmorëve kurrë se takova

Thonë se janë vetë dielli

Aty përjetësinë e kanë.

Jeta s'është jetë

Pa gjuhë e flamur të bashkuar

Kjo plagë e thellë në zemër

E ka vetëm një emër.

Atdheu im i copëtuar

T´i verbuan sytë e diellit

Toka mbrohej nga fuqia e zanave

E ardhmja ka lindje hyjnore.

Mos më lërë gotë e zbrazur

Mos më lërë zemër thyer

Mos më lërë të krisur

Mos më lërë në jetë pa liri.

Dhe ne si gazetar lutemi për penën e poetes Elshani që vargu i saj të jetë hymë senziblilizimi për ardhmërinë e gjeneratave që do vijnë pas nesh më shpresën në një atdhe të bashkuar.

Image
Poetja Mirishahe Elshanin me recepsionistin Agim Deskun dhe bashkëpunëtoret tjerë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat