Enver Dugolli promovon librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”

Libra

Enver Dugolli promovon librin “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”

Më: 17 maj 2019 Në ora: 21:05
Enver Dugolli do ta promovojë librin me kujtime dhe me dëshmi autentike

Në 20-vjetorin e masakrës së Dubravës, ish i burgosuri politik dhe i mbijetuari i kësaj masakre, Enver Dugolli do ta promovojë librin me kujtime dhe me dëshmi autentike “Qark i (pa)mbyllur burgjesh”.

Libri ringjall kujtesën e atyre viteve të rënda jo vetëm në burgun e Dubravës, por edhe të burgjeve të tjera serbe, vrasjet dhe torturat më çnjerëzore të fundshekullit XX, që mbajnë emrin dhe vulën e krimeve serbe.

Përurimi i librit bëhet më 20 maj, në Bibliotekën Kombëtarë në Prishtinë, në ora 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat