Libri “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, një dëshmi për masakrën e Dubravës

Libra

Libri “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, një dëshmi për masakrën e Dubravës

Më: 20 maj 2019 Në ora: 13:10
Pamje nga promovimi

(E plotësuar) - Në kuadër të 20-vjetorit të masakrës së Dubravës, sot është promovuar libri i kujtimeve “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, i autorit Enver Dugolli, i mbijetuar i Masakrës së Dubravës.

Libri përmban kujtime nga kohë të vështira burgjesh në atë kohë në Dubravë.

Ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni tha se Enveri është dëshmitar i gjallë e tipik i njërit dhe tjetrit në kontekst, por edhe i tërmecës midis tyre, si dhe gjithçka që rrëfehet në kohën dramatike të burgut.

Ky libër i kujtimeve, sipas tij, është një monument i veçantë kushtuar qindra të rinjve të rënë në burgun e Dubravës.

Hyseni foli edhe për vuajtjet e veprimtarit Ukshin Hoti dhe të tjerëve.

Hyseni: Libri është një monument i veçantë

“Nuk dihet a do të ngritët monumenti zyrtarisht i premtuar për Dubravën, por libri i Enver Dugolli, është tashmë një monument i llojit të vet dhe një monument i veçantë kushtuar qindra jetëve rinore, e dëshmorë të vrarë. Libri i Enverit, është edhe aktakuzë për terrorin shtetëror shovinist, por është edhe zë proteste që e akuzon fuqishëm dhe me fakte cinizmin e qendrave të vendimmarrjes politike vendore dhe të mekanizmave të drejtësisë ndërkombëtare që vazhdojnë të heshtin mbi krimin e gjenocidit në burgun e Dubravës”, theksoi Hyseni.

Redaktori i librit “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, Elvis Hoxha theksoi se në këtë libër sheh një përpjekje që autori e thotë dëshminë, që ka munguar deri tash, ngase fjala dëshmi është shumë e fortë dhe shumë e ftohtë.

Hoxha: Libër i parë dëshmi

“Ne kemi pasur kaq shumë vuajtje sa nuk kemi pasur kohë të dëshmojmë. ’99-ta për mua ishte datë e madhe se ne më në fund do të dëshmonim institucionalisht, por ja që para sa vitesh ne nuk dëshmuam, por ne themeluam Gjykatën Speciale. Unë prisja që ne akademikisht të fillonim të rrëfenim. Prandaj, unë e quaj këtë libër, libër të parë dëshmi”, theksoi Hoxha.

Ndërsa, autori i librit, Enver Dugolli nuk deshi të flasë për librin, por me buzë në vajë iu falënderua nënës së tij, e cila ishte e pranishme në promovim.

Dugolli tha se në këtë libër ka bërë një këndvështrim për krimin gjenocidal të Serbisë fashiste.

Dugolli: Krimi që ka ndodhur ka emër e mbiemër, ka vulën e krimit gjenocidal të Serbisë

“Unë nuk kam mundur t’i përfshij të gjitha, kërkoj ndjesë ndaj atyre miqve që janë të shumtë dhe me emra nuk i kam përmend, por aty jemi të gjithë, sepse situatën të cilën e kemi kaluar është e përbashkët. Krimi që ka ndodhur ka emër e mbiemër, ka vulën e krimit gjenocidal të Serbisë fashiste, kjo është me rëndësi të potencohet dhe të thuhet çdo kund dhe gjithandej”, deklaroi Dugolli. 

Shkrimtari Adem Gashi tha se libri “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh” i kujton vitin 1981 kur ishte i burgosur politik në burgun e Dubravës.

Ai vlerësoi lart librin, siç tha, të ish-nxënësit të tij, Enver Dugolli.

***

Në kuadër të 20-vjetorit të masakrës së Dubravës sot është promovuar libri i kujtimeve “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh”, i autorit Enver Dugolli.

Libri përmban kujtime nga kohë të vështira burgjesh në atë kohë në Dubravë. Ish i burgosuri politik, Hydajet Hyseni tha se kësaj pranvere, Enveri solli Librin e pranverës së përgjakur të vitit 1999 në Dubravë, ngase Enveri ishte dëshmitar i gjallë dhe tipik.

Ky libër i kujtimeve, sipas tij, është një monument i veçantë kushtuar qindra të rinjve të rënë në burgun e Dubravës.

Hyseni foli edhe për vuajtjet e veprimtarit Ukshin Hoti dhe të tjerëve.

Shkrimtari Adem Gashi tha se libri “Qarku i (pa) mbyllur burgjesh” i kujton vitin 1981 kur ishte i burgosur politik në burgun e Dubravës. Ai vlerësoi lart librin, siç tha, të ish-nxënësit të tij, Enver Dugolli.

Redaktori i librit Elvis Hoxha tha se në këtë libër sheh një përpjekje që autori e thotë dëshminë, që ka munguar deri tash.

“Fjala dëshmi është shumë e fortë dhe shumë e ftohtë. Pra, është libër i parë dëshmi”, tha Hoxha, duke e quajtur tragjedi burgun e Dubravës.

Autori i librit, Enver Dugolli nuk deshi të flasë për librin, por me buzë në vajë iu falënderua nënës së tij, e cila ishte e pranishme në promovim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat